THIRRJE PËR PROPOZIME PËR PROJEKTE: SKEMA E GRANTEVE PËR NISMAT E AVOKIMIT NGA ORGANIZATAT ME BAZË NË KOMUNITET

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përmes projektit “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), fton organizatat me bazë në komunitet në Kosovë që të aplikojnë me propozime për grante të projekteve.

Qëllimi i përgjithshëm i kësaj skeme është përkrahja e nismave të avokimit të organizatave me bazë në komunitet, të cilat kontribuojnë në ndryshime të shoqërisë në nivelin lokal.

Shuma maksimale e grantit është 12,000 EUR. 

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 26 shkurt 2017, në ora 16:00. Çfarëdo parashtrese e dorëzuar pas kësaj kohe nuk do të merret parasysh.

Informatat e tjera lidhur me Thirrjen për propozime, duke përfshirë Udhëzimet dhe formularët e aplikimit, mund të gjenden në  www.kcsfoundation.org/eugrants.