Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile fton OJQ-të e angazhuara në politikë-bërje në nivel qeveritar që të aplikojnë me propozimet e tyre për të monitoruar konsultimin publik gjatë hartimit të dokumenteve prioritare të Qeverisë gjatë vitit 2018.
Nga 1 janari 2017, Rregullorja për Standardet Minimale për procesin e konsultimit publik obligon Qeverinë që të ndërmarrë një varg hapash konkretë për të konsultuar shoqërinë civile dhe publikun e gjerë sa herë që harton politika, ligje, strategji apo akte nënligjore. Për më tepër, obligimi për konsultim publik shtrihet nga Kushtetuta e Kosovës deri te Rregullorja e Punës së Qeverisë. Nëpërmjet një metodologjie të detajuar të monitorimit, të zhvilluar nga KCSF, organizatat e kontraktuara do të monitorojnë zbatimin e cilësisë së konsultimit publik gjatë vitit 2018, bazuar në standardet minimale dhe përtej tyre.
Afati i fundit për aplikim është më 27 nëntor 2017 (e Hënë).
Të gjitha informatat dhe dokumentet e nevojshme për aplikim mund të shkarkohen më poshtë.
Për të gjitha organizatat e interesuara do të organizohet një sesion informues më 10 nëntor 2017 në ora 10:00, në zyrat e KCSF-së, rruga “Fazli Greiçevci” nr. 55, Prishtinë.
Çfarëdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo mënyrën e aplikimit mund të dërgohet me e-mail në hulumtimi@kcsfoundation.org
Ky aktivitet përkrahet nga Sida.