Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe Fondacioni Pontis shpallin Thirrjen për Propozime për organizatat nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia për të zhvilluar propozime të politikave që trajtojnë njërën nga temat prioritare si në vijim:
- Demokracia dhe sundimi i ligjit
- Komunitetet jo-shumicë
Kush mund të aplikojë:
- Organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mali të Zi dhe Serbi. Prioritet do të kenë ato organizata të cilat nuk kanë pranuar fonde të BE-së si aplikues kryesorë;
- Hulumtuesit individuale, qytetarë të këtyre 6 vendeve, nën moshën 35 vjeçare (përfshirë studentët e nivelit MA, të cilët janë në vitin e fundit të studimeve).
Afati i fundit për dërgimin e projekt-propozimeve është më 10 shtator 2013. Të gjitha organizatat/hulumtuesit duhet të dërgojnë CV-në, Projekt propozimin dhe Buxhetin në fund@balkancsd.net.
Të gjitha dokumentet e aplikimit duhet të jenë në gjuhën angleze.
Në vegëzat më poshtë, mund të shkarkoni Thirrjen e plotë dhe të gjitha dokumentet e aplikimit (vetëm në gjuhën angleze):
- Thirrja për propozime
- Formulari për projekt propozim
- Formulari i buxhetit
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile është organizatë anëtare e Rrjetit Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile.