THIRRJE PËR OFERTIM – ANKETIM PËR INDEKSIN KOSOVAR TË SHOQËRISË CIVILE 2018

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile fton kompanitë ose OJQ-të hulumtuese që të ofertojnë për realizimin e anketave dhe fokus grupeve për nevoja të Indeksit Kosovar të Shoqërisë Civile 2018.

Indeksi Kosovar i Shoqërisë Civile është një studim i rregullt i KCSF-së që vlerëson gjendjen e shoqërisë civile në Kosovë në baza periodike. Metodologjia e hulumtimit përfshin burime të ndryshme të të dhënave, përfshirë anketat në terren dhe diskutimet në fokus grupe.

Kompania ose organizata e kontraktuar do të udhëheqë dhe realizojë punët rreth mbledhjes, organizimit, analizës së të dhënave të mbledhura në terren, dhe shkrimin e raportit përshkrues të të dhënave për Indeksin Kosovar të Shoqërisë Civile 2018.

Afati i fundit për aplikim është më 16 tetor 2017 (e Hënë), në orën 14:00.

Për më shumë informata, ju lutem shkarkoni dokumentin PDF me detajet e thirrjes.