Mjetet e TIK-ut dhe platformat digjitale janë bërë pjesë e punës sonë të përditshme përgjatë gjithë periudhës pandemike të Covid-19, teksa përfitimet nga përdorimi i këtyre mjeteve tregojnë se digjitalizimi i punës sonë do të vazhdojë edhe pas pandemisë.
Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë përmes Udhëzuesit Transformimi Digjital i OShC-ve synon t’i fuqizojë kapacitetet e OShC-ve në aspektin e shfrytëzimit të këtyre mjeteve dhe platformave digjitale.
Ju ftojmë që të aplikoni për
Trajnimin online: Transformimi Digjital i OShC-ve
që do të zhvillohet më 08.07.2021 nga ora 9:00 deri 16:00 përmes platformës ZOOM
Gjatë trajnimit, do të pajiseni me informata praktike dhe Udhëzuesin mbi transformimin digjital të OShC-ve, me fokus të veçantë në:
- Krijimin e mundësive për komunikim të brendshëm, bashkëpunim, kordinim dhe menaxhim të njohurive;
- Ndërveprimin me përfituesit, partnerët dhe akterët përmes aktiviteteve të zhvilluara në mjedisin digjital (p.sh. tryeza e rrumbullakët, diskutimet publike, angazhimi i të rinjve, punëtoritë, trajnimet, konferencat, diskutimet grupore, programet e vullnetarizmit, etj);
- Përafrimin me audiencat e shënjestruara dhe qasja tek audiencat e reja duke promovuar më mirë profilin dhe aktivitetet e organizatës tuaj;
- Rritjen e transparencës;
- Nxitjen e inovacionit;
- Ofrimin e mundësive për zhvillim të vazhdueshëm të stafit dhe kulturës organizative.
Kush mund të aplikojë?
- Të gjitha OShC-të e interesuara që janë aktive në Kosovë mund të aplikojnë për këtë trajnim
- Inkurajohen të aplikojnë organizatat e vogla me bazë në komunitet
Aplikimi:
Ju mund te aplikoni duke klikuar në: https://forms.gle/57xTnJf2MqpCo6Zg9
Afati për aplikim është deri më 5 korrik në ora 15:00.
Aplikantët/Aplikantet e përzgjedhura do të njoftohen me kohë, duke përfshirë edhe linkun për ZOOM.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë digjitale.
* Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe ku do të sigurohet përkthimi në gjuhën serbe dhe angleze