THIRRJE PËR APLIKIM: PROGRAMI I SHOQËRISË CIVILE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton Organizatat jo-qeveritare të Kosovës të aplikojnë për grante për projekte.

“Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, e përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë, dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Qëllimi i përgjithshëm i programit është të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara proçesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga pesë fushat tematike si më poshtë:

  1. Mos diskriminimi dhe barazia gjinore
  2. Mediat e pavarura
  3. Pakicat dhe grupet e margjinalizuara
  4. Mbrojtja e mjedisit
  5. Lufta kundër korrupsionit

Afati për dorëzimin e aplikacioneve për projekte është 30 Shtator 2019 në ora 24:00 sipas kohës lokale. Aplikacionet e pranuara pas këtij afati, ato të pakompletuara dhe/apo ato që nuk janë në përputhje me rregullat dhe formularët e aplikimit, do të refuzohen.

Ju lutem keni parasysh se për këtë thirrje mund të aplikohet vetëm në gjuhën angleze.

Për të ju ofruar më shumë informata mbi thirrjen dhe procedurat e aplikimit, KCSF do të organizojë sesione informuese sipas orarit të mëposhtëm:

DataVendiLokacioniKohaGjuha
11.09.2019PejëKinemaja “Jusuf Gërvalla”11:00Shqip
16.09.2019PrizrenKinemaja “Lumbardhi“11:00Shqip
17.09.2019GraçanicëQendra e Energjisë Qytetare (CEC)11:00Serbisht
19.09.2019PrishtinëKCSF11:00Shqip, Anglisht  dhe Serbisht