Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton Organizatat jo-qeveritare të Kosovës të aplikojnë për grante për projekte.
“Programi i Shoqërisë Civile për Shqipërinë dhe Kosovën” financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, e përfaqësuar nga Ambasada e Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë, dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).
Qëllimi i përgjithshëm i programit është të mbështesë pjesëmarrjen demokratike dhe zhvillimin e një shoqërie civile të fuqishme dhe aktive në Shqipëri dhe Kosovë, e cila shtyn përpara proçesin e anëtarësimit në BE përmes kontributit në njërën nga pesë fushat tematike si më poshtë:
- Mos diskriminimi dhe barazia gjinore
- Mediat e pavarura
- Pakicat dhe grupet e margjinalizuara
- Mbrojtja e mjedisit
- Lufta kundër korrupsionit
Afati për dorëzimin e aplikacioneve për projekte është 30 Shtator 2019 në ora 24:00 sipas kohës lokale. Aplikacionet e pranuara pas këtij afati, ato të pakompletuara dhe/apo ato që nuk janë në përputhje me rregullat dhe formularët e aplikimit, do të refuzohen.
Ju lutem keni parasysh se për këtë thirrje mund të aplikohet vetëm në gjuhën angleze.
Për të ju ofruar më shumë informata mbi thirrjen dhe procedurat e aplikimit, KCSF do të organizojë sesione informuese sipas orarit të mëposhtëm:
Data | Vendi | Lokacioni | Koha | Gjuha |
11.09.2019 | Pejë | Kinemaja “Jusuf Gërvalla” | 11:00 | Shqip |
16.09.2019 | Prizren | Kinemaja “Lumbardhi“ | 11:00 | Shqip |
17.09.2019 | Graçanicë | Qendra e Energjisë Qytetare (CEC) | 11:00 | Serbisht |
19.09.2019 | Prishtinë | KCSF | 11:00 | Shqip, Anglisht dhe Serbisht |