TACSO ka publikuar dy thirrje për aplikim për ngjarjen e komunikimit P2P që do të mbahet në Sarajevë në nëntor 2015. Konferenca do të fokusohet në komunikimin e OShC-ve me komunitetet.
Thirrjet e publikuara janë:
- Thirrje për aplikim për pjesemarrës, për të cilën aplikacionet duhet të dërgohen në zyren lokale të TACSO-s. Afati i fundit për aplikim është 3 gusht 2015.
- Thirrje për aplikim për prezantues, për të cilën aplikacionet duhet të dërgohen në zyren rajonale. Afati i fundit për aplikim është 17 gusht 2015.
Pasi që afatet janë në gusht, lista e finale e pjesëmarrësve planifikohet të jetë finale në fillim të muajit shtator.