THIRRJE PËR APLIKIM NGA OJQ INTEGRA

Organizata Jo-Qeveritare INTEGRA, është në vitin e pestë të implementimit të projektit “Scaling Up HIV Prevention in Kosovo – Make Love, Not AIDS”, projekt ky i mbështetur nga Fondi Global dhe menaxhuar nga CDF (Community Development Fund). Ky projekt ka natyrë edukative dhe preventive karshi sëmundjes së shumë përhapur të mijëvjeçarit të fundit HIV/AIDS dhe sëmundjeve tjera seksualisht të transmetueshme.

Si tendencë e zgjerimit të aktiviteteve të saja, INTEGRA, në planin e aksional të projektit, parasheh ndarjen e kontributeve financiare (grante të vogla) për grupet e të rinjve nga shkollat dhe universitetet, grupet jo-formale apo organizatat përkatëse të cilët janë të interesuar që të aplikojnë me projekt propozimet e tyre me qëllim sensibilizimin dhe parandalimin e përhapjes së HIV/AIDS në ambientet e tyre lokale, gjegjësisht tek grupet e synuara me rrezikshmëri më të lartë.

Qëllimi i këtij kontributi është që të involvoj të rinjtë në procesin e luftimit dhe parandalimit të HIV/AIDS dhe sëmundjeve tjera seksualisht të transmetueshme, të rris kapacitetet informuese lidhur me këtë fenomen si dhe të ngritë vetëdijen në mesin e popullatës lidhur me sëmundjen e mijëvjeçarit, e veçanërisht tek grupet e synuara me rrezikshmëri më të lartë nga infektimi me virusin HIV dhe sëmundje tjera seksualisht të transmetueshme. Njëherësh, kjo është faza e pestë e ndarjes së kontributeve financiare nga INTEGRA për grupet të rinjve, grupet jo-formale dhe organizatat e ndryshme jo-qeveritare në Kosovë.

Prandaj, të gjithë të rinjtë nga shkollat dhe universitetet, apo organizatat jo-qeveritare rinore kanë të drejtë aplikimi për grantet e vogla me vlerë deri në 500 Euro, me projektet e tyre të shkruara  në mënyrë elektronike.

Projekti detyrimisht duhet të përmbajë objektivat, qëllimet, planin aksional (aktivitetet implementuese), kapacitetet njerëzore si dhe planin financiar (të mos kalojë shumën e paraparë për grant). Përveç tjerash, aktivitetet e projektit duhet të përfshijnë sa më shumë përfitues të rinj dhe të implementohen në periudhën prej maksimum 30 ditësh.

Dorëzimi i projekt propozimeve në adresën tonë duhet të bëhet deri më 31 Mars 2014. Projektet e dërguara jashtë këtij afati kohor nuk do të merren në konsideratë.

Projekti duhet dorëzuar në adresën elektronike info@ngo-integra.org, ndërkaq aplikantëve do tu jepet përgjigjanda afatit kohor prej 7 ditësh.
ShënimFormën e aplikimit mund ta kërkoni në: info@ngo-integra.org formë nga e cila i gjithë shkrimi i projektit duhet të bazohet, e që përputhet me kërkesat parimore të punës së INTEGRA’s. Luteni të bashkëngjitni edhe Certifikatën Zyrtare të Regjistrimit (version i Skenuar).