Rrjeti Ballkanik për Zhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) dhe anëtarët e tij shpallin Thirrjen e tretë për aplikim me projekt propozime për organizatat e shoqërisë civile nga Bosnje dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia ose Shqipëria me qëllim të përkrahjes së projekteve për politika dhe avokim brenda fushës së Aquis të shoqërisë civile të Ballkanit IPA FPA – Fuqizimi i kapaciteteve të monitorimit dhe avokimit, si dhe i potencialit të OShC-ve.
Qëllimi kryesor i Thirrjes është ngritja e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në vendet e IPA-së për monitorim dhe avokim të politikave të ndërlidhura me shoqërinë civile, të mbuluara nga fushat e Matricës së Monitorimit apo nga Udhëzuesi i BE-së për përkrahje të shoqërisë civile në vendet e zgjerimit, 2014-2020.
Projekt propozimet duhet të jenë në kuadër të njërës nga fushat prioritare të Matricës së Monitorimit (www.monitoringmatrix.net) për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile:
Fusha 1: Garancitë themelore ligjore të lirive;
Fusha 2: Korniza e qëndrueshmërisë financiare të OShC-ve;
Fusha 3: Marrëdhëniet Qeveri – OShC.
Më konkretisht, projekt propozimet duhet të fokusohen në:
Kosovë
- Nënfusha 3.3 – Kufizimet dhe mundësitë ligjore për OShC-të në marrjen e kontratave nga shteti dhe në zbatimin e tyre;
- Nënfusha 2.3 – Trajtimi i OShC-ve brenda legjislacionit të punës dhe programeve të punësimit në Kosovë.
Të drejtë aplikimi kanë të gjitha organizatat e shoqërisë civile të regjistruara në Kosovë.
Afati i fundit për aplikim me projekt propozime është data 10 maj 2015. Shuma maksimale për grantet për projekte është 3000 EUR. Grantet do të administrohen nga anëtarët e BCSDN-së në vendet përkatëse, dhe nga dy grante do të jepen për secilin shtet. Kjo skemë e granteve nuk do të përkrahë projekte të bashkëfinacuara. Projekt propozimet së bashku me buxhetin e detajuar dhe CV-ja e organizatës duhet të dërgohen në formë elektronike në e-mail adresën fund@balkancsd.net.
Këtu mund ta gjeni thirrjen e plotë për aplikim me projekt propozime.