THIRRJE PËR APLIKIM – KONTRIBUTI NË ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM ASOCIIMIT (MSA)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka kënaqësinë t’ju informoj që thirrja për aplikim për projekt-propozime për kontributin e shoqërisë civile në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) është e hapur.

Në kuadër të kësaj thirrjeje synojmë të mbështesim angazhimin e organizatave të shoqërisë civile në zbatimin e prioriteteve afatshkurta të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe masave të renditura në Agjendën për Reforma Europiane (ERA).

Zbatimi i MSA-së është proces reformues gjithëpërfshirës për institucionet dhe shoqërinë kosovare. Ky proces që del nga marrëveshja e nënshkruar në mes Kosovës dhe BE-së do të përfitonte nga përfshirja e shoqërisë civile, qoftë përmes rritjes së kërkesës për qeverisje të mirë, hulumtimit dhe analizës, ngritjes së kapaciteteve ose komunikimit më të mirë.

Të gjitha informatat e nevojshme për aplikim, duke përfshirë udhëzimet dhe formularin për aplikim së bashku me të gjitha shtojcat mund të shkarkohen më poshtë.

Për të gjitha organizatat e interesuara do të organizohet një sesion informues më 10 nëntor 2017 në ora 11:00, në zyrat e KCSF-së, rruga “Fazli Greiçevci” nr. 55, Prishtinë.

Aplikimet e kompletuara duhet të dërgohen më së voni deri më datë 20 nëntor 2017 në adresën email kcsfsida@kcsfoundation.org.

Çfarëdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo detajet e aplikimit për grante mund të dërgohen me e-mail në kcsfsida@kcsfoundation.org.