SESIONIN INFORMUES PËR NDRYSHIMET NË HARTIMIN E PAKOS SË ZGJERIMIT

Këtë vit Komisioni Evropian ka rishikuar procesin dhe metodologjinë e hartimit të Pakos së vet të Zgjerimit. Kjo pako e përmban dokumentin e Strategjisë Vjetore të Zgjerimit i cili e përcakton rrugën përpara për vitin vijues dhe përmbledhjen e progresit të arritur gjatë 12 muajve të fundit nga secili shtet kandidat dhe kandidat potencial. Përpos këtij dokumenti të strategjisë, pakoja përmban edhe Raportet e Shteteve që më herët njiheshin me emrin Raporti i Progresit, në të cilat shërbimet e Komisionit e prezantojnë vlerësimin e tyre për atë se sa dhe çka kanë arritur shtetet kandidate dhe kandidate potenciale gjatë vitit të kaluar.

Me qëllim të informimit më të mirë të organizatave të shoqërisë civile (OShC-ve) dhe të strukturimit të kontributeve të tyre për Raportin e Progresit të Kosovës për vitin 2015, Qendra e KCSF-së e mbështetur nga  TACSO i fton të gjitha OShC-të e interesuara që të marrin pjesë në sesionin informues për ndryshimet në hartimin e Pakos së Zgjerimit, si në proces ashtu edhe në metodologji.

Sesioni informues do të mbahet me datën 10 qershor 2015, në ora 14:00, në zyret e KCSF-së në Prishtinë (Rr. Fazli Grajqevci 4/a, 10000 Prishtinë). Shihni agjendën më poshtë.

Për të  marrë pjesë në këtë sesion informues, ju lusim që ta regjistroni organizatën tuaj duke e dërguar konfirmimin përmes e-mailit në: rina.dragidella@kcsfoundation.org më së voni deri më 8 qershor 2015.

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ndërsa përparësi në regjistrim do të kenë organizatat që do të regjistrohen të parat.

Prezantimi do të mbahet në gjuhën angleze, ndërsa do të ketë përkthim edhe në gjuhën shqipe dhe serbe.

Agjenda e sesionit informues

  • 14:00 – 14:15    Regjistrimi  i pjesëmarrësve
  • 14:15 – 14:45    Prezantimi lidhur me ndryshimet në procesin dhe metodologjinë e Pakos së Zgjerimit, nga: Z. Felix Rathje, Zyrtar për Politika – Zyra e BE-së në Kosovë
  • 14:45 – 15:15    Diskutime