Rishpallje e ftesës për aplikim – CEA

Në kuadër të Programit për Angazhim të Qytetarëve (Citizen Engagement Activity), Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton subjektet e regjistruara individuale ose konsorciumet e subjekteve të regjistruara të aplikojnë për Hartimin e Strategjisë së Komunikimit.

Afati i fundit për dërgim të aplikacioneve është data 16 Janar 2022. Aplikacionet duhet të dërgohen me email në tender@kcsfoundation.org duke specifikuar numrin e referencës RFP 02/2021 në subjektin e emailit. Aplikacionet pranohen vetëm në gjuhën Angleze.

Aplikacionet e dërguara pas afatit dhe ato që nuk përkojnë me kërkesat dhe format përkatëse nuk do të shqyrtohen.