Rishpallja e kërkesës për propozime: Ekspert/ë për hartimin e Metodologjisë së Zhvillimit dhe Organizimit të Komunitetit

Në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, KCSF fton ekspert/ë që të dorëzojnë propozimin e tyre për hartimin e Metodologjisë së Zhvillimit dhe Organizimit të Komunitetit – CDOM.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në tender@kcsfoundation.org me numër reference RFP 03/2022 në kolonën Subject. Për këtë tender pranohen vetëm aplikimet në gjuhën angleze. Aplikacionet e dërguara pas afatit dhe ato që nuk plotësojnë kërkesat dhe formularët nuk do të merren parasysh.

Afati i fundit për aplikim: 5 maj 2022.

Informacionet e detajuara të tenderit, së bashku me formularët e nevojshëm që duhet të plotësohen, mund të shkarkohen në materialin e bashkëngjitur më poshtë.