REGJISTROHU TANI: TRAJNIM NJË DITOR “BE NË 1 DITË”

TRAJNIM NJË DITOR – BE NË 1 DITË

Datë: 20 dhjetor 2018 | Ora: 09:00 – 16:00 | Vendi: Salla e Konferencave, KCSF

Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Kat.12, Lakrishtë, Prishtinë

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), përmes Shkollës për Integrim Europian, angazhohet të promovoj përmirësimin e njohurive dhe të ngrisë vetëdijen publike rreth funksionimit të Bashkimit Europian (BE) dhe procesit të integrimit europian të Kosovës.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është që përgjatë një dite t’ju ofrojë informata të përgjithshme për BE-në, që do të shërbejnë si orientim për ngritje të mëtutjeshme të kapaciteteve në këtë fushë, për të krijuar një ide më të qartë për BE-në tek pjesëmarrësit dhe rifreskim të njohurive bazike mbi BE-në dhe institucionet e saj.

Përgjatë trajnimit me temë ‘’BE në 1 ditë’’ do të elaborohen çështje si: historiku i BE-së, integrimi europian dhe procesi i zgjerimit, institucionet e BE-së dhe vendimmarrja, strukturat e integrimit europian në Kosovë dhe roli i tyre, dhe politika e BE-së në raport me Kosovën.

Kush mund të marrë pjesë?

Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët kanë interesim të zgjerojnë njohuritë e tyre në fushën e integrimit europian.

Regjistrimi

Regjistrimi është i obligueshëm dhe vendet janë të kufizuara. Përparësi do t’u jepet atyre që shprehin të parët interesimin për pjesëmarrje.

Të interesuarit duhet të regjistrohen on-line në linkun: https://www.surveymonkey.com/r/JFCHCZ6

Sa kushton?

Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË për të gjithë pjesëmarrësit.

Certifikimi

Me përfundimin e trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes ku dhe do të bëhen pjesë e rrjetit të Shkollës për Integrim Europian, të cilët rregullisht informohen rreth aktiviteteve të ndryshme dhe mundësive për avancim të mëtejshëm profesional dhe akademik.

Ligjërues

Dugagjin Abdyli, është kandidat për Doktor të Drejtësisë (Dr.Iur) në fushën e të drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare në Karl Franzens University of Graz/Austria. Ka përfunduar studimet Master i Drejtësisë (Master of Laws LLM) në Katholieke Universiteit Leuven/Belgjikë në fushën e BE-së në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe E Drejta Ekonomike Evropiane. Ligjëron në International Business College Mitrovica (IBC-M) lëndën European Studies. Gjithashtu, punon në Ministrinë e Integrimit Europian në Departamentin e të Drejtës së BE-së, ku fokus kryesor është përafrimi i legjislacionit vendor me acquis të BE-së.

Fushat kryesore të interesimit janë: E Drejta e BE-së, E Drejta Ndërkombëtare dhe e Drejta kushtetuese.

Afati i fundit për regjistrim është 14 dhjetor 2018.

Përkrahur nga: