Më datë 25-27 shkurt 2016 u organizua trajnimi me temë “Planifikimi strategjik dhe ngritja e fonde”. Organizmi i trajnimit u iniciua me kërkesë të pesë organizatave që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në Mitrovicë dhe përkrahen nga organizata Danish Refugee Council (DRC), të cilave iu bashkangjitën edhe përfaqësues të 10 organizatave te tjera të përzgjedhura pas thirrjes për apkikim.
Gjatë trajnimit tre ditor pjesëmarrësit janë pajisur me njohuritë e nevojshme se si të vendosin objektiva dhe veprimet e qarta që duhet të merren për të arritur këto objektiva. Ata gjithashtu u informuan mbi mënyrën se si përcaktohen qëllimet organizative dhe mundësitë strategjike për të arritur këto qëllime, me theks të veçantë në planifikimin e veprimeve të reja dhe të bëjnë përshtatjen e strategjive bazuar në kushtet e mjedisit, të integrojnë elementet në një plan strategjik dhe të paraqesin një pasqyrë të qartë se ku do t’i dërgojë strategjia e përcaktuar. Me përfundimin e këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të kenë përfituar të gjitha njohuritë e duhura se si të planifikojnë, organizojnë dhe menaxhojnë në mënyre sa me efektive organizatën e tyre. Trajnimet Specifike për organizatat e përzgjedhura do të vijojnë me temën “Menaxhimi i ciklit të projektit” gjatë datave 4-5 mars 2016.
OShC-të/ apo institucionet publike të interesuara për të përfituar nga ky shërbim duhet të shprehin interesimin e tyre në Qendrën e KCSF-së përmes plotësimit të formës elektronike për “trajnime specifike” e cila mund të shkarkohet këtu apo të merret në zyrat e KCSF-së. Stafi i Qendrës do të përkujdeset për mbledhjen, sistemimin dhe organizimin e trajnimeve bazuar në kërkesat e pranuara.