PROMOVIMI I SHOQËRISË DEMOKRATIKE (DSP) – THIRRJE PËR APLIKIM PËR GRANTE PËR PROJEKTE

Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO?K) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) kanë kënaqësinë që t’ju njoftojnë se mundësia për aplikime për grante për projekte në kuadër të projektit Promovimi i Shoqërisë Demoktratike (DSP) është rihapur.

Qëllimi i përgjithshëm i DSP?së është përkrahja e zhvillimit të një shoqërie demokratike në Kosovë. Këtë përkrahje, DSP?ja është duke e ofruar përmes tri instrumenteve kryesore:
granteve për projekte, granteve institucionale dhe shpërblimeve. Synimi afatgjatë i DSP?së është arritja e ndryshimeve të dukshme dhe të qëndrueshme të cilat kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë demokratike në Kosovë.

Të drejtë aplikimi për skemën e granteve të DSP?së kanë të gjitha organizatat e shoqërisë civile dhe nismat qytetare në Kosovë. Projekt?propozimet duhet të trajtojnë të paktën njërën nga fushat e mëposhtme prioritare të intervenimit:

  • Aktivitet i shtuar qytetar për të ndikuar tek prioritetet, planifikimi dhe vendimmarrja e qeverisë lokale dhe qendrore;
  • Rritje e aktivitetit qytetar për të mbikëqyrë e për të kërkuar llogaridhënie për mangësitë nga qeveria lokale dhe qendrore;
  • Rritje e pjesëmarrjes në buxhetim, me theks të veçantë në përfshirjen e grave dhe të komuniteteve pakicë;
  • Zgjedhje të ndershme dhe transparente;
  • Rritje e integrimit shoqëror, ekonomik dhe kulturor ndërmjet shumicës dhe të komuniteteve pakicë;
  • Përmirësim i barazisë gjinore në arsimim, vend të punës dhe jetë publike;
  • Kontribut i medieve kosovare dhe shoqërisë civile në proceset e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave, të cilat pasqyrojnë dhe zbatojnë të drejtat shoqërore dhe politike të diasporës.

Me rastin e rihapjes së thirrjes për aplikim, për të gjithë të interesuarit do të organizohen takime të rregullta informuese. Në këto takime do të prezantohen informatat kryesore të projektit dhe procedurat e aplikimit për grante për projekte. Këto sesione informuese do të mbahen në baza të rregullta mujore.

Për t’u informuar mbi orarin e saktë të sesioneve informuese dhe detaje më të hollësishme mbi projektin Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP), udhëzuesin për aplikim dhe format e aplikimit, vizitoni webfaqen  www.kcsfoundation.org/dsp.