PREZANTOHET “MATRICA E MONITORIMIT PËR AMBIENTIN E FAVORSHËM PËR ZHVILLIM TË SHOQËRISË CIVILE”

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Rrjeti BallkanikpërZhvillim të Shoqërisë Civile (BCSDN) prezantuan “Matricën emonitorimit për ambientin e favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile”dhe aktivitetet e Strategjisë afat-mesme të BCSDN-së të përkrahur nga projekti rajonal “Acquis e shoqërisë civile në Ballkan”, financuar nga Komisioni Europian.

Ky instrument i monitorimit është zhvilluar nga vetë shoqëria civile e Ballkanit Perendimor dhe përcakton standardet optimale që duhet të ekzistojnë për të krijuar një ambient të favorshëm për zhvillim të shoqërisë civile. Indikatorët e shumtë masin cilësinë e legjislacionit në fuqi, por në veçanti nivelin e zbatimin elegjislacionit që ndërlidhet me punën e sektorit të shoqërisë civile. Përveç si mjet presioni, ky instrument i ofrohet Qeverisë edhe si përkrahje për të ndihmuar në definimin e standardeve të duhura që duhet t’ia ofrojë sektorit të shoqërisë civile.

Prezantimi i Matricës u pasua nga komentet fillestare të z. Jan Braathu-Ambasador i Norvegjisë në Kosovë, znj. Vlora Çitaku – Ministre e Integrimit Europian dhe znj.Osnat Lubrani – Udhëheqëse e UNDP-së nëKosovë. Diskutimet rreth Matricës dhe sfidave të zhvillimit të shoqërisë civile në Kosovë vazhduan nga shumë të pranishëm tjerë nga sektori i shoqërisë civile, Qeveria e Kosovës, agjencitë e pavaruara dhe donatorë të shoqërisë civile aktivë në Kosovë.

Zbatimi i Matricës do të fillojë me përshtatjen e standardeve dhe indikatorëve konkretë për specifikat e Kosovës, ndërsa raporti fillestar i monitorimit i hartuar nga KCSF do të diskutohet dhe validohet me palë tjera të interesit, me qëllim të prodhimit të një raporti përfundimtar të monitorimit në fund të vitit 2013.

Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të Qendrës së KCSF-së.