PREZANTIMI I RAPORTIT TË PARË REGJIONAL PËR AMBIENTIN E FAVORSHËM PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË CIVILE NË VENDET E ZGJERIMIT

Më 27 maj 2014, BCSDN në partneritet me Qendra Evropiane për të Drejtën Jofitimprurëse (ECNL) prezanoi  Raportin e parë Regjional për ambientin e favorshëm për zhvillimin e shoqërisë civile në vendet e zgjerimit. Prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve u hap nga Venera Hajrullahu, Kryetare e bordit të BCSDN-së, e cila komentoi zhvillimin e jashtëzakonshëm  dhe partneritetin në mes shoqërisë civile, Komisionit Europian dhe Qeverive, të krijuar nga Matriksa e Monitorimit dhe Raportet. Gordana Deliç, Drejtoresh e Balkan Trust for Democracy (BTD) theksoi që shoqëria civile dhe përfshirja e saj në politikë-bërje është thelbësore për një proces cilësor të reformave dhe nevojë që BE të dërgojë mesazhe të forta dhe të qarta për politikanët në vendet e Zgjerimit për këtë rendësi.

Drejtoresha Ekzekutive e BCSDN-së, Tanja Hafner Ademi, theksoi që ndërkohë që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke treguar tendencën e përgjithshme të përmirësimit të mjedisit ligjor për shoqërinë civile, zbatimi i tij në praktikë është ende shumë problematik. Shumica e shkeljeve kanë ndodhur në Turqi, ku garancitë ligjore për liritë themelore të njeriut nuk janë vendosur plotësisht. Në të gjitha vendet ka qështje që kërkojnë fokus dhe investim, në mënyrë që të sigurojë pajtim të plotë me standardet ndërkombëtare dhe Europiane dhe praktikat më të mira, dhe veqanërisht qëndrueshmërinë afatgjatë të shoqërisë civile. Duke marrë parasysh të gjitha sfidat e reformave me të cilat përballen vendet në zgjerim, përmirësimi në zbatim dhe ambientin e favorshëm për nevojat e shoqërisë civile, për KE nuk duhet të jetë punë e zakonshme, por një pjesë me përparësi në Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportet e Progresit 2014-2015.

Prezantimi u shoqërua me një panel diskutimi nga Andris Kesteris, Këshilltar për Shoqërinë Civile dhe Media në DP të Zgjerimit, Marina Skrabalo, anëtare e KEES/GONG, Gjergji Vurmo, anëtar i Bordit të BCSDN-së/Task Force e OJQ shqipëtare, Oliver Henman, ENNA/NCVO. Duke ju përgjegjur Raportit,  Andris Kesteris konfirmoi mbështetjen e Komisionit për t’i dhënë rëndësi përfshirjes dhe zhvillimit të shoqërisë civile gjatë procesit të pranimit në BE si një mënyrë për proceset dhe reforma më transparente, parashikueshme dhe cilësore.