Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), të enjten më 17 prill 2014, prezantoi studimin “Indeksi Kosovar i Shoqërisë Civile”.
Të gjeturat kryesore të studimit tregojnë që:
- Korniza ligjore bazë për punën e shoqërisë civile është kryesisht nëpërputhje me standardet ndërkombëtare, edhe pse duhet të plotësohet melegjislacion të ri në shumë nën-fusha të funksionimit të sektorit.Zbatimi i ligjeve ekzistuese të kësaj fushe mbetet jo i kënaqshëm.
- Qeverisja e brendshme e organizatave të shoqërisë civile është erregulluar mjaft mirë me dokumente të brendshme, por këto dokumente jogjithmonë zbatohen si duhet në praktikë.
- Organizatat e shoqërisë civile raportojnë te institucionet dhedonatorët përkatës përtej kërkesave ligjore, sidomos në aspektinfinanciar, edhe pse këto raporte duhet të publikohen më shumë.
- Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë e kanë të vështirë tëgjejnë staf me përvojë dhe të kualifikuar, ndërsa projektetafat-shkurtëra dhe me shuma të ulëta e vështirësojnë mbajtjen e stafitpër një kohë më të gjatë.
- Anëtarësia e qytetarëve në shoqata mbetet e ulët, ndërsa vërehet njëpërkrahje më e shtuar e çështjeve/kauzave për të cilat angazhohetshoqëria civile.
- Shoqëria civile në Kosovë mbetet e varur financiarisht nga donatorëtndërkombëtarë, që sigurojnë rreth 74% të burimeve të financimit përkëtë sektor.
- Fondet nga institucionet publike janë në rritje, por mënyra edhënies dhe zbatimit të fondeve publike ende nuk është e rregulluar meprocedura dhe kritere ligjore. Kjo bën që nga këto fonde kryesisht tëpërfitojnë organizatat e vogla në nivel lokal, ndërsa organizatat më tëmëdha hezitojnë të pranojnë fonde publike.
- Ndikimi i shoqërisë civile perceptohet të jetë më i lartë nëçështjet që kanë të bëjnë me demokratizim, barazi gjinore dhe përkrahjetë komuniteteve të varfëra dhe të margjinalizuara. Në anën tjetër,shoqëria civile perceptohet se ka ndikim të kufizuar në zhvilliminekonomik dhe sundimin e ligjit.
- Organizatat e shoqërisë civile janë mjaft të angazhuara në hartim tëpolitikave dhe ligjeve, edhe pse kanë qasje të kufizuar në informatadhe nuk konsultohen rregullisht nga institucionet publike. Përjashtimi ishoqërisë civile nga hartimi i politikave dhe ligjeve vjen në shprehjesidomos kur bëhet fjalë për procese për të cilat ka interes të shtuarpolitik ose ekonomik.
- Ambienti i jashtë socio-ekonomik, socio-politik dhe socio-kulturornuk është i favorshëm dhe nuk paraqet perspektivë inkurajuese përzhvillimin e shoqërisë civile. Zhvillimi i ulët ekonomik, papunësia elartë, niveli i lartë i korrupsionit dhe problemet me sundim të ligjitjanë disa nga arsyet që e bëjnë këtë ambient jo të favorshëm.Megjithatë, besimi në organizatat e shoqërisë civile është më i lartë senë shumicën e sektorëve tjerë, me përjashtim të institucioneve fetaredhe FSK-së.
Për më tepër informata rreth gjetjeve të këtij studimi, ju lutem kontaktoni Fondacionin Kosovar për Shoqëri Civile në office@kcsfoundation.org, ose udhëheqësin e hulumtimit Taulant Hoxha në taulant.hoxha@kcsfoundation.org ose 038 248 636 dhe 038 248 643.
Verzionin e plotë të studimit mund ta shkarkoni në linkun:
http://kcsfoundation.org/repository/docs/14_04_2014_2142029_Indeksi_Kosovar_i_Shoqerise_Civile_shqip_web.pdf