PLANIFIKIMI STRATEGJIK DHE MENAXHIMI I CIKLIT TË PROJEKTIT

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) organizoi trajnimin tre ditor “Planifikimi Strategjik dhe Menaxhimi i Ciklit të Projektit”, i cili u mbajt më 13, 14 dhe 15 maj 2014, në Prishtinë.

Trajnimi u mbajt në gjuhën shqipe dhe u ofrua falas. Të drejtë aplikimi kanë pasur vetëm përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë.

Planifikimi si proces është një nga aktivitetet më të vështira. Një nga arsyet pse shumë projekte dështojnë është mungesa e planifikimit strategjik dhe operacional i bazuar në resurset humane dhe financiare. Ky trajnim do t’i mundësojë organizatave të shoqërisë civile të përcaktojnë objektivat e organizatës dhe rezultatet e pritura për disa vite. Si mjet i menaxhimit, planifikimi strategjik ndihmon organizatën në kërkesën për përsosmëri në arritjen e qëllimeve të saj.

Pjesëmarrësit e trajnimit u pajisen me njohuri dhe mjete të domosdoshme për të caktuar objektiva të qarta dhe planifikuar aktivitete që duhet të ndërmerren për të arritur këto objektiva. Pjesëmarrësit mësuan rreth definimit të qëllimit të organizatës dhe orientimit strategjik për të arritur këto qëllime, mjeteve për hartim, planifikim dhe monitorim të projektit.

Për këtë trajnim aplikuan rreth 80 persona ndërsa trajnimin u ndjek nga 20 të përzgjedhur, të cilët pas përfundimit të trajnimit janë në gjendje të:

  • Kthejnë strategjitë në projekte konkrete;
  • Bashkojnë elementet e rëndësishme të organizatës në një plan strategjik;
  • Hartojnë planin e ndryshimit;
  • Planifikojnë me sukses projekte në kuadër të organizatës së tyre;
  • Motivojnë stafin e organizatës duke paraqitur një pasqyrë të qartë se ku do ta gjejnë veten në strategjinë e hartuar;
  • Bëjnë vlerësimin e nevojave, planifikimin e projekteve dhe të aktiviteteve;
  • Dizajnojnë, planifikojnë, zbatojnë dhe monitorojnë projekte të qëndrueshme;
  • Hartojnë dhe zbatojnë një sistem monitorimi efektiv;
  • Komunikojnë në mënyrë më efektive me stafin, përfituesit, donatorët dhe hisedarët.

Ky aktivitet u përkrah nga Ambasada Mbretërore e Norvegjisë në Kosovë.