Përmes Grantit për Vullnetarizëm mbi 40 të rinj e të reja përfshihen në aktivitete vullnetare

2 gusht 2023- Mbi 40 të rinj dhe të reja nga fshati Balaj i Ferizajt, janë përfshirë në punë dhe aktivitete vullnetare përmes “Programit të rinisë aktive në fshatin Balaj- Rri’ON”. Ky projekt është iniciativë e Granit Sadikut, të cilën e ka zbatuar për gjashtë muaj përmes Grantit për Vullnetarizëm në këtë lokalitet.

Ata/ato përmes lojës dhe aktiviteteve kanë bërë identifikimin dhe hartimin e nevojave të komunitetit si dhe janë angazhuar drejt gjetjes së zgjidhjeve apo minimizimit të problemeve të fshatit. Programi ka arritur të kontribuojë tek të rinjtë/rejat edhe në zhvillimin e njohurive, vlerave dhe shkathtësive si: mendimi kritik, aftësimi profesional, komunikimi, shkathtësitë sociale, marrja e vendimeve, lidershipi si dhe ngritja e vetëdijes për qytetarinë aktive.

Grantet për Vullnetarizëm ofrohen në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian (BE)- European Union in Kosovo dhe Suedia- Embassy of Sëeden in Pristina dhe zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).