Përmes grantit institucional mijëra vazja dhe djem po trajnohen në programet e TOKA

31 korrik 2023- Edhe këtë vit, Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA po i organizon kampet verore për të gjithë të rinjtë e të rejat e Kosovës dhe më gjerë. Kampet të cilat organizohen që nga 2015-ta, janë eksperiencë edukative të cilat synojnë që përmes përvojave të reja dhe aktivizimit qytetar të ndihmojnë në zhvillimin e të rinjve.

Për më shumë informata rreth kampeve dhe mënyrës së aplikimit vizitoni: https://toka-ks.org/hapet-sezona-e-kampeve/

TOKA përmes grantit institucional në kuadër të Programit EJA Kosovë, krahas kampeve verore, është angazhuar që përmes metodave inovative të arsimit dhe vullnetarizimit afatgjatë t’i nxitë të rinjtë me mundësi më të pakta të pjesëmarrjes në sferën publike, të zhvillojnë kapacitetet e tyre për t’u bërë agjentë të ndryshimit pozitiv. Deri tani, TOKA ka arritur të trajnojë mbi 3,700 vajza dhe djem të rinj në programe të ndryshme, mbi 100 mësimdhënës në metodologjinë “Të nxënit përmes përvojës”, dhe ka zgjeruar aplikimin e metodologjisë së “Vullnetarizmit Edukativ” në 45 klube të ndryshme dhe në mbi 16 komuna dhe shumë aktivitete të tjera.

EJA Kosovë, është program i KCSF-së i cili përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia.