PËRFUNDOJNË TRAJNIMET NGA KCSF NË MITROVICË

Një sërë trajnimesh për organizata të shoqërisë civile, të organizuara nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe të implementuara nga NGO Aktiv u mbajtën në Mitrovicë.

Në këto edicione ndërdisiplinore të zhvillimit të organizatave të shoqërisë civile, u përfshinë një total prej 46 pjesëmarrësish.

Trajnimet, të cilat përfshinë edhe elementë të ushtrimeve dhe rasteve praktike, u zhvilluan në gjuhën serbe, nga data 22 shtator 2017 deri më 30 janar 2018.

Përmbyllja e suksesshme e këtyre trajnimeve, të mbajtura në pjesën veriore të qytetit, shënoi përcjelljen e njohurive thelbësore për zhvillimin e organizatave të shoqërisë civile dhe rolin e tyre në forcimin e demokracisë dhe përfaqësimit qytetar.

Temat e trajnimeve përfshinin hartimin e projekt-propozimeve, menaxhimin financiar, organizimin dhe qeverisjen e brendshme të OSHC-ve dhe pjesëmarrjen organizatave të shoqërisë civile në hartimin e ligjeve.

Gjatë vitit 2017 dhe në fillim të 2018-s, KCSF ka mbajtur një sërë trajnimesh me një larmi temash të një rëndësie domethënëse për organizatat dhe zhvillimin e shoqërisë civile në Kosovë.

Si rrjedhojë e kësaj mbështetjeje të vazhdueshme që ka mbuluar shumicën e komunave të Kosovës, mbi 200 organizata të shoqërisë civile janë bërë përfituese të drejtpërdrejta të ngritjes së kapaciteteve nga KCSF.