Roli dhe kontributi i shoqërisë civile në agjendën Europiane është shumë i rëndësishëm. Përfaqësimi dhe pjesëmarrja në strukturat për integrim europian të ndërtuara në Kosovë është i rëndësishëm për disa arsye. Së pari për shkak se këto struktura institucionale përbëjnë angazhimin e vetëm formal e shtetëror të përfshirjës së shoqërisë civile në procesin e integrimit europian. Së dyti për shkak se procesi i integrimit europian është proces i cili duhet ta gëzoj përkrahjen e të gjitha strukturave shoqërore përfshirë shoqërinë civile, sidomos kur bëhet fjalë për reformat e domosdoshme që do të kalojë Kosova gjatë këtij procesi e që kanë ndikim në jetën e qytetarëve. Dhe e treta ka të bëjë me ekspertizën e përfaqësuesve nga shoqëria civile e cila duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga institucionet relevante, me qëllim që procesi i integrimit europian të jetë më gjithëpërfshirës dhe transparent.
Këshilli Kombëtar për Integrim Europian është një nga strukturat e themeluara në Kosovë për ta udhëhequr procesin e integrimit europian. Ky këshill është forum konsultativ dhe koordinues i cili synon formulimin e politikave konsensuale kombëtare të Republikës së Kosovës për integrim europian, duke lehtësuar koordinimin e aktiviteteve të të gjitha palëve të përfshira. Këshilli është inauguruar në mars, 2012 dhe kryesohet nga Presidentja e Kosovës. Në në përbërje të Këshillit përfshihen përfaqësues nga Kuvendi i Kosovës, Ministritë relevante, Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës, udhëheqësit e subjekteve politike parlamentare, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Këshilli përmes një ftese publike ka ftuar organizatate shoqërisë civile për të nominuar përfaqësuesit e tyre. Përgjigja nga shoqëria civile nuk ka qenë e kënaqshme meqë vetëm disa aplikacione janë pranuar atë kohë. Sekretariati ka zgjatur kohën e aplikimeve dhe përsëri kanë munguar nominime në përputhje mekriteret e caktuara. Përfundimisht, shoqëria civile është e përfaqësuar në Këshill me pesë anëtarë.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile në Këshill vijnë nga organizata jo-qeveritare me përvojë nga fusha e integrimit europian, si: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) përfaqsohet nga z. Fatmir Curri, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) përfaqsohet nga z. Luan Shllaku dhe platforma CiviKos që përfaqësohet nga znj. Valdete Idrizi. Ndërsa dy anëtarët tjerë të Këshillit vijnë nga Oda Ekonomike e Kosovës – z. Safet Gërxhaliu dhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës z. Sazan Ibrahimi.
Deri më tani Këshilli ka mbajtur 4 takime. Pjesëmarrja e përfaqësuesvetë shoqërisë civile është kryesisht e rregullt dhe aktive. Disa vërejtjeprocedurale të dërguara me shkrim nga ana e KCSF-së dhe platformësCIVIKOS janë marrë parasysh. Por, shqetësimet e ngritura substancialedhe rekomandimet e dhëna jo gjithmonë merren parasysh. Natyrisht mbetetshumë punë për tu bërë që kontributi formal dhe shqetësimi i sektorit tëshoqërisë civile lidhur me zhvillimet politike dhe zbatimin e reformavetë lidhura me agjendën europiane të reflektohet si duhet në punën eKëshillit. Kjo kërkon përgatitje dhe angazhim më serioz edhe nga ana eshoqërisë civile.
KCSF ka përgatitur një analizë mbi performancën e Këshillit duke vlerësuar vitin e parë të funksionimit të tij Kjo analizë pritet të zgjojë vetëdijen e atyre që kanë interes në procesin e integrimit europian të Kosovës, duke përfshirë edhe vet anëtarët e Këshillit, Qeverinë e Kosovës, Kuvendin e Kosovës, Komisionin Europian, ekspertët e punëve të BE-së në Kosovë dhe shoqërisë civile.
Analiza është publikuar më 25 shtator 2013, dhe përmban një numër rekomandimesh të qarta për përmirësimin e funksionimit të Këshillit. Përmes këtyre rekomandimeve tentohet t’i ndihmohet Këshillit që të transformojë retorikën politike në reforma të prekshme.
Më shumë informata për analizën e publikuar nga KCSF mund të gjeni në vegëzën http://kcsfoundation.org/?page=1,6,220.