Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me OJQ-në Dona, të enjten, më 25 korrik 2013, hapin zyren e projektit “Fuqizimi i përfshirjes së shoqërisë civile në hartimin dhe zbatimin e politikave në Kosovë” në Shtërpcë.
Nëpërmjet zyres në Shtërpcë, KCSF dhe OJQ Dona do të mbështesin zhvillimin e sektorit të shoqërisë civile përmes promovimit dhe ndihmës për qeverisjen e mirë të OShC-ve, pjesëmarrjen në politikë-bërjen dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procesin e integrimit europian.
Duke filluar nga data 25 korrik 2013, organizatat e shoqërisë civile, qytetarët dhe autoritetet publike në Shtërpcë dhe më gjërë do të kenë në dispozicion informacione, trajnime, këshillime gjatë punës, materiale dhe një hapësirë për aktivitetet e tyre që synojnë rritje të pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje. Kjo nismë u mundëson organizatave të shoqërisë civile nga ky rajon që të përfitojnë shërbime të ngjajshme me ato që ofrohen nga Qendra e KCSF-së në Prishtinë.
Hapja e zyres në Shtërpcë është mbështetur financiarisht nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).