Nis edicioni i 14-të i Anibar, Eja Kosovë përmes grantit për zhvillim organizativ ka përkrahur Anibarin për zhvillimin e dokumenteve dhe politikave të brendshme

12 korrik 2023- Edicioni i 14-të i Anibar nisë edhe pesë ditë, dhe gjithçka sillet rreth Dashurisë!
Festivali Ndërkombëtar i Animacionit Anibar, edicionin e sivjetmë ia dedikon temës “Love | Dashni” dhe nga 17-23 korrik, pritet të sjellë para audiencës një program të kuruar me rreth 160 filma të cilët do të shfaqen në 4 lokacione të ndryshme në Pejë.

Përmes grantit për zhvillim organizativ në kuadër të programit Eja Kosovë, KCSF ka përkrahur Anibar për zhvillimin e dokumenteve dhe politikave të brendshme, ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe digjitalizimin e përforcimin e sistemeve të brendshme të organizatës. Të gjitha këto ndërhyrje kanë pasur për synim qëndrueshmërinë e Anibar.

EJA Kosovë, është program i KCSF-së i cili përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia.