5 qershor 2023-Për gjashtë ditë me radhë, Csgd Kosovo, Cel Kosovo me partnerët organizativë CIVIL RIGHTS DEFENDERS, Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizojnë Javën e Krenarisë me sloganin “T’du qashtu qysh je”. të personave queer duke ua rikujtuar atyre se nuk janë vetëm.
Java do të përmbyllet më 10 qershor me Paradën tradicionale të Krenarisë e cila do të organizohet në Prishtinë dhe fillon nga ora 16:00.
Detajet dhe kalendarin e aktiviteteve mund ta gjeni këtu: https://tinyurl.com/3w3acreu
Përtej organizimit të paradës, CSGD, përmes grantit institucional avokon vazhdimisht në avancimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e personave LGBTIQ+ dhe përmirësimin e zbatimit të këtyre ligjeve në nivelin lokal dhe nacional. CSGD po ashtu ka ngritur kapacitetet e anëtarëve të komunitetit, ka zhvilluar shumë aktivitete kulturore dhe ka ofruar rreth 400 seanca psikologjike edhe ndihmë juridike falas për personat LGBTQI+. CSGD punon pa ndalur në sensibilizimin e shoqërisë kosovare lidhur me diskriminimin, frikën dhe sulmet homofobike që pësojnë personat LGBTIQ+, kështu duke u angazhuar në krijimin e një shoqërie më të hapur dhe përparimtare.
EJA Kosovë, është program i KCSF-së i cili përkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Suedia.