MUNDËSI PUNËSIMI: ZYRTAR(E) PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe përkrahjen e procesit të integrimit europian të Kosovës. Aktivitetet kryesore të KCSF-së shtrihen në informim dhe ngritje të kapaciteteve të sektorit jo-qeveritar, përkrahje financiare të nismave të shoqërisë civile dhe hulumtim dhe avokim në fushat e zhvillimit të shoqërisë civile dhe integrimit europian.

KCSF kërkon zyrtar(e) me përvojë për marrëdhënie me publikun, për punësim me orar të plotë.

Kandidatët(et) e interesuar(a) duhet të kenë:

  • Mbaruar shkollimin e lartë, të paktën nivelin bachelor, me preferencë në shkenca shoqërore, ose minimalisht 5 vite përvojë relevante në mungesë të shkollimit të lartë;
  • Njohuri të përgjithshme të zhvillimeve shoqërore në Kosovë;
  • Njohuri të konsiderueshme të teknikave të komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun;
  • Aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa aftësitë e njejta në gjuhën serbe do të konsiderohen përparësi;
  • Marrëdhënie të mira me medie në Kosovë;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të menaxhimit të rrjeteve sociale;
  • Njohuri bazike për fotografim dhe përpunim të fotografive elektronike;
  • Gatishmëri për punë ekipore dhe për angazhim në disa detyra njëkohësisht;
  • Gatishmëri për t’u angazhuar në temat e fushëveprimtarisë së KCSF-së; dhe,
  • Leje të vozitjes – Kategoria B.

Përderisa kualifikimet e mësipërme janë obligative, preferohet që kandidatët(et) të kenë edhe:

  • Përvojë të dëshmuar si zyrtar(e) për marrëdhënie me publikun, të paktën 3 vite;
  • Njohuri bazike për video xhirime dhe përpunim të tyre; dhe,
  • Njohuri bazike në dizajn grafik (Adobe Photoshop dhe/ose Adobe Ilustrator).

Zyrtari(ja) për Marrëdhënie me Publikun do t’i ketë këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Propozimin, zbatimin dhe menaxhimin e aktiviteteve informuese dhe promovuese të KCSF-së;
  • Menaxhimin e rrjeteve sociale dhe fushatave online;
  • Menaxhimin e marrëdhënieve me medie në Kosovë;
  • Konceptimin dhe zhvillimin e tregimeve të suksesit nga aktivitetet e KCSF-së dhe grantistëve të saj;
  • Përgatitjen dhe paraqitjen vizuale të punës së KCSF-së (përshkrime apo statistika);
  • Përgatitjen dhe publikimin e grafikoneve të ndryshme që paraqesin të gjeturat ose statistikat nga puna e KCSF-së;
  • Mirëmbajtjen e përmbajtjes së uebfaqës të KCSF-së dhe profileve publike të organizatës në platforma të ndryshme;
  • Pjesëmarrje aktive në prezantime të ndryshme të KCSF-së;
  • Përcjellje të vazhdueshme të aktiviteteve publike të KCSF-së;
  • Komunikim dhe këshillim i vazhdueshëm me kolegë(e) dhe mbikëqyrës(e);
  • Kontribut aktiv në zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë programore dhe strategjisë për marrëdhënie me publikun të KCSF-së.

Të gjithë kandidatët(et) e interesuar duhet të aplikojnë përmes formularit në vegzën në vijim: www.surveymonkey.com/r/zpublik, deri më 9 shkurt 2020. N? faz?n e par? t? aplikimit, nuk k?rkohet d?rgimi i asnj? informate apo dokumenti shtes?.

KCSF synon që të angazhojë një zyrtar(e) për Marrëdhënie me Publikun, duke filluar prej muajit mars ose prill 2020.  Ambienti dhe kushtet e punës janë të shkëlqyeshme ndërsa pagesa vendoset varësisht nga kandidatët(et) e përzgjedhur(a).

Vetëm kandidatët(et) e përzgjedhur(a) në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e aplikacioneve dhe numri i kandidatëve(eve) të përzgjedhur(a) në listën e ngushtë, KCSF mund të kërkojë nga kandidatët(et) e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.

Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, KCSF mban të drejtën që të mos përzgjedh asnjë nga kandidatët(et) e paraqitur(a).