MUNDËSI PUNËSIMI: ZYRTAR/E PËR NGRITJE TË KAPACITETEVE

Mundësi Punësimi: Zyrtar/e për ngritje të kapaciteteve

Pozita/tZyrtar/e për ngritje të kapaciteteve
Periudha e punësimit (Prej – Deri)Korrik/gusht 202231 dhjetor 2023 (me mundësi vazhdimi)
LokacioniPrishtinë

Për KCSF
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë udhëheqëse në përkrahjen e nismave qytetare në Kosovë që nga viti 1998. KCSF ofron fonde për shoqërinë civile nëpërmjet mekanizmave e sistemeve të avancuara të dhënies së granteve, ndërton kapacitete e dije për sektorin nëpërmjet Qendrës së KCSF-së, si dhe mbron dhe shtyn përpara hapësirën për qytetari dhe ambientin e veprimit të shoqërisë civile në Kosovë dhe më gjerë, nëpërmjet hulumtimit të politikave, avokimit dhe mobilizimit të sektorit. KCSF beson që një shoqëri civile e fuqishme me përfshirje të vërtetë të qytetarëve në punën e vet është element kyç për një qeverisje përfshirëse, transparente dhe llogaridhënëse, e që kontribuon në shndërrimin e Kosovës në një shoqëri demokratike me perspektivë të integrimit europian dhe me një situatë të avancuar socio-ekonomike.


Një nga funksionet kryesore të KCSF-së është ofrimi i mundësive për ngritje të kapaciteteve të shoqërisë civile, që bëhet nëpërmjet Qendrës së Burimeve të KCSF-së. Qendra e Burimeve në KCSF synon të shpërndajë informacione të duhura tek OShC-të dhe qytetarët përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit; të mbështesë nismat dhe organizatat e shoqërisë civile (OShC) për pjesëmarrje në proceset e politikbërjes në nivelin qendror dhe lokal; të mbështes OShC-të në zhvillim të kapaciteteve duke përfshirë fushat si zhvillimi organizativ, avokimi pjesëmarrës, llogaridhënia dhe transparenca, menaxhimi financiar, etj.; të ndihmojë në krijimin e rrjeteve sektoriale, dhe partneritete në mes të OShC-ve; dhe të mbështes aktivizmin qytetar dhe nismat vullnetare përmes përkrahjes financiare për aktivitetet e tyre dhe ndihmës juridike falas.

Për pozitën
Me anë të kësaj thirrje, KCSF synon që të angazhojë dy zyrtarë për ngritje të kapaciteteve. Zyrtari/ja do të jetë përgjegjës/e për realizim të suksesshëm të aktiviteteve për ngritje të kapaciteteve për grupe të ndryshme të nismave e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë.

Ai/ajo do të angazhohet në planifikim dhe organizim të trajnimeve dhe mentorimeve, përkrahje të vazhdueshme për ligjëruesit/et dhe mbikëqyrje të punës së tyre, si dhe komunikim të drejtëpërdrejtë me organizatat përfituese për nevojat e tyre para dhe pas trajnimeve.
Njëri/a nga zyrtarët/et gjithashtu do të angazhohet edhe në mbështetjen e procesit të përkrahjes financiare të nismave vullnetare dhe monitorimin e përfituesëve, si dhe mbështetjen e procesit të ndihmës ligjore falas qëofrohet nga Qendra.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
• Udhëheq hartimin dhe zbatimin e Vlerësimit të Nevojave për Trajnim për OShC-të;
• Identifikon në mënyrë aktive temat e mundshme dhe nevojat për ngritjen e kapaciteteve për OSHC-të;
• Planifikon dhe udhëheq promovimin dhe shtrirjen e mundësive për ngritjen e kapaciteteve të OShC-ve;
• Siguron që kontraktimi i të gjithë bashkëpunëtorëve të jashtëm të bëhet sipas politikave të KCSF-së;
• Në bashkëpunim me menaxherin e projektit, dhe kontraktorët e jashtëm, zhvillon materiale multi
mediale (video, infografika, etj.) për informim dhe ngritje të kapaciteteve të OShC-ve
• Në bashkëpunim me menaxherin e projektit dhe drejtorin e departamentit, zhvillon një sistem
monitorimi dhe vlerësimi për shërbimet e Qendrës;
• Në bashkëpunim me menaxherin e projektit, dhe bashkëpunëtorët e jashtëm i mentoron OShC-të
përfituese në çështjet që ndërlidhen me regjistrimin e OJQ-ve dhe obligimet e tyre raportuese,
organizimin dhe 2qeverisjen e brendshme të organizatës, si dhe tema tjera në kuadër të shërbimeve të
ofruara nga Qendra;
• Përcjellë dhe raporton zhvillimet relevante me theks te ato që mund të ndikojnë në metodologjinë dhe
formën e zbatimit të aktiviteteve të projektit;
• Kontribon në përgatitje të raporteve, përfshirë raportimin në sistemin e monitorimit dhe vlerësimit;
• Ndihmon në zbatimin e aktiviteteve dhe organizimin e takimeve dhe ngjarjeve/eventeve tjera të
projektit;
• Mbështet menaxherin e Qendrës për të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me Qendrën Burimore dhe
siguron që ato të zbatohen në kohë dhe sipas standardeve të përcaktuara të KCSF-së, dhe të gjitha
problemet të adresohen në përputhje me rrethanat;
• Udhëheq monitorimin e organizatave përfitueseve të përkrahjes financiare nëpërmjet vizitave në terren
dhe komunikimit të rregullt;
• Në bashkëpunim me menaxherin e Qendrës, mbështet organizatat e interesuara dhe ato përfituese në
procesin e ndihmës ligjore falas.

Kualifikimet dhe kompetencat themelore
• Diplomë e studimeve bazike (Bachelor), me preferencë në fushat e ndërlidhura me shkenca juridike,
shoqërore ose ekonomike;
• Së paku dy vite përvojë pune me aktivitete për ngritje të kapaciteteve duke përfshirë planifikimin,
organizimin dhe zbatimin e tyre;
• Përvojë pune me organizata të shoqërisë civile dhe nisma qytetare. Preferohet që kjo përvojë të jetë me
organizata në nivel lokal;
• Përvojë e dëshmuar e punës me partnerë dhe/ose hisedarë;
• Aftësi të shkëlqyera organizative;
• Njohuri bazike të sistemeve për Monitorim dhe Vlerësim;
• Aftësi të shkëlqyeshme të shkrimit në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa aftësitë e njejta në gjuhën
serbe do të konsiderohen përparësi;
Përveç kualifikimeve dhe kompetencave të mësipërme, preferohen edhe:
• Përvojë pune në dhënie të granteve dhe/ose monitorim të zbatimit të projekteve të ndryshme;
• Patent shoferi (kategoria B) dhe gatishmëria për të udhëtuar nëpër Kosovë.

Si të aplikohet
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV, me tre kontakte si referenca;
• Letër motivimi, me theks në përvojën dhe njohuritë tuaja për pozitën përkatëse.
Dokumentet e lartshënuara duhet të dërgohen në e-mail adresën aplikimi@kcsfoundation.org deri më 28
qershor 2022, në ora 23:59 . N? faz?n e par? t? aplikimit, nuk k?rkohet d?rgimi i asnj? informate apo dokumenti
shtes?.
Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Të dhënat tuaja do t’i trajtojmë me
konfidencialitet të plotë.
KCSF synon që të angazhojë dy Zyrtar/e për ngritje të kapaciteteve, me orar të plotë, duke filluar prej muajit
korrik/gusht 2022. Ambienti dhe kushtet e punës janë të shkëlqyeshme ndërsa pagesa vendoset varësisht nga
kandidati(ja) e përzgjedhur.
Vetëm kandidatët(et) e përzgjedhur(a) në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e
aplikacioneve dhe numri i kandidatëve(eve) të përzgjedhur(a) në listën e ngushtë, KCSF mund të kërkojë nga
kandidatët(et) e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.
Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, KCSF mban të drejtën që të mos përzgjedhë asnjë nga
kandidatët(et) e paraqitur(a).
KCSF është organizatë e cila e vlerëson diversitetin brenda stafit, përkushtohet për mos-diskriminim dhe siguron
trajtim të barabartë të të gjithë kandidatëve e kandidateve gjatë procedurës së rekrutimit, pa paragjykime,
pavarësisht nga gjinia, raca, feja, mosha, përkatësia kombëtare, orientimi seksual, gjendja martesore,
vendbanimi, nevojat e veçanta apo ngjyra.