MUNDËSI PUNËSIMI: ZYRTAR/E PËR GRANTE

Mundësi Punësimi: Zyrtar/e për grante

Pozita/tZyrtar/e për grante
Periudha e punësimit (Prej – Deri)Korrik/Gusht 202231 dhjetor 2023 (me mundësi vazhdimi)
LokacioniPrishtinë

Për KCSF
Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë udhëheqëse në përkrahjen e nismave qytetare
në Kosovë që nga viti 1998. KCSF ofron fonde për shoqërinë civile nëpërmjet mekanizmave e sistemeve të
avancuara të dhënies së granteve, ndërton kapacitete e dije për sektorin nëpërmjet Qendrës së KCSF-së, si dhe
mbron dhe shtyn përpara hapësirën për qytetari dhe ambientin e veprimit të shoqërisë civile në Kosovë dhe më
gjerë, nëpërmjet hulumtimit të politikave, avokimit dhe mobilizimit të sektorit. KCSF beson që një shoqëri civile
e fuqishme me përfshirje të vërtetë të qytetarëve në punën e vet është element kyç për një qeverisje përfshirëse,
transparente dhe llogaridhënëse, e që kontribuon në shndërrimin e Kosovës në një shoqëri demokratike me
perspektivë të integrimit europian dhe me një situatë të avancuar socio-ekonomike.
Një nga funksionet kryesore të KCSF-së është ofrimi i përkrahjes financiare për organizatat dhe nismat e
shoqërisë civile në Kosovë, nëpërmjet instrumenteve të ndryshme të përkrahjes si Grante Institucionale, Grante
për Zhvillim Organizativ, Grante për Projekte dhe Grante Urgjente. Grantet e përkrahura nga KCSF vënë në plan
të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve përgjatë tërë punës së shoqërisë civile, me theks te grupet e
margjinalizuara. Përkrahja financiare e dhënë nga KCSF monitorohet si nga aspekti programor, ashtu edhe ai
financiar dhe administrativ.

Për pozitën
Me anë të kësaj thirrje, KCSF synon që të angazhojë një zyrtar/e për grante. Zyrtari/ja do të jetë përgjegjës për
zbatimin e ciklit të grant dhënies, përfshirë kontraktimin e grantistëve të përzgjedhur, komunikimin ditor me ta
gjatë zbatimit dhe monitorimin e vazhdueshëm të punës së tyre për nga aspekti programor, financiar dhe
administrativ.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore
• Ndihmon në zbatimin e ciklit të grant dhënies për programin e granteve të KCSF-së (dizajnim, info
sesione, kontroll administrativ, vlerësim, kontraktim, dhe monitorim);
• Përkrah hartimin e procedurave, formave dhe dokumenteve tjera të nevojshme për zbatimin e
programit;
• Udhëheqë procesin e kontraktimit të grantistëve;
• Komunikon në baza të rregullta me grantistë dhe trajton pyetjet/kërkesat e tyre;
• Monitoron punën e grantistëve dhe siguron që informatat e mbledhura regjistrohen në forma dhe
dokumente përkatëse;
• Sigurohet që mbyllja e granteve bëhet sipas procedurave dhe afateve të dakorduara paraprakisht;
• Përkrahë menaxheren e projektit për zbatimin e planit të punës dhe arritjen e rezultateve;
• Arkivon dhe administron dokumente dhe dosje të programit;
• Siguron që informatat e plota dhe të sakta të granteve, përfshirë raportet e dorëzuara nga grantistët
mirëmbahen dhe ruhen në mënyrë sistematike;
• Ndihmon në analizim të të dhënave dhe ofron informata për qëllime të raportimit;
• Kontrollon web-in dhe rrjetet sociale, si dhe sigurohet që informatat e programit janë të plota e të sakta;
• Përfaqëson KCSF në takime me grantistë, si dhe komunikon në shqip dhe anglisht;
• Ndihmon në përgatitjen e aktiviteteve dhe ngjarjeve të organizuara nga KCSF; dhe,
• Udhëton brenda Kosovës dhe jashtë saj.

Kualifikimet dhe kompetencat themelore
• Diplomë e studimeve bazike (Bachelor), me preferencë në fushat e ndërlidhura me shkenca juridike,
shoqërore ose ekonomike;
• Së paku një vit përvojë paraprake pune në projekte të financuara nga donatorë të huaj;
• Njohuri në MS Office, veçanërisht në MS Excel;
• Gatishmëri për punë ekipore dhe për angazhim në disa detyra njëkohësisht;
• Aftësi të shkëlqyera organizative;
• Njohuri bazike të sistemeve për Monitorim dhe Vlerësim;
• Aftësi të mira të komunikimit (veçanërisht të shkrimit) në gjuhën shqipe dhe angleze, ndërsa aftësitë e
njëjta në gjuhën serbe do të konsiderohen përparësi;
• Patent shoferi (kategoria B) dhe gatishmëria për të udhëtuar nëpër Kosovë.
Përveç kualifikimeve dhe kompetencave të mësipërme, preferohen edhe:
• Përvojë të dëshmuar paraprake në pozita të ngjashme;
• Përvojë pune me organizata të shoqërisë civile dhe nisma qytetare

Si të aplikohet

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
• CV, me tre kontakte si referenca;
• Letër motivimi, me theks në përvojën dhe njohuritë tuaja për pozitën përkatëse.
Dokumentet e lartshënuara duhet të dërgohen në e-mail adresën aplikimi@kcsfoundation.org deri më 28
qershor 2022, në ora 23:59 .

N? faz?n e par? t? aplikimit, nuk k?rkohet d?rgimi i asnj? informate apo dokumenti shtes?.
Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Të dhënat tuaja do t’i trajtojmë me konfidencialitet të plotë.


KCSF synon që të angazhojë një Zyrtar/e për Grante, me orar të plotë, duke filluar prej muajit korrik/gusht 2022.


Ambienti dhe kushtet e punës janë të shkëlqyeshme ndërsa pagesa vendoset varësisht nga kandidati(ja) e
përzgjedhur.
Vetëm kandidatët(et) e përzgjedhur(a) në listën e ngushtë do të kontaktohen. Varësisht nga cilësia e
aplikacioneve dhe numri i kandidatëve(eve) të përzgjedhur(a) në listën e ngushtë, KCSF mund të kërkojë nga kandidatët(et) e listës së ngushtë t’i nënshtrohen testeve dhe/ose intervistave shtesë.
Në mungesë të aplikacioneve të përshtatshme, KCSF mban të drejtën që të mos përzgjedhë asnjë nga
kandidatët(et) e paraqitur(a).
KCSF është organizatë e cila e vlerëson diversitetin brenda stafit, përkushtohet për mos-diskriminim dhe siguron trajtim të barabartë të të gjithë kandidatëve e kandidateve gjatë procedurës së rekrutimit, pa paragjykime,
pavarësisht nga gjinia, raca, feja, mosha, përkatësia kombëtare, orientimi seksual, gjendja martesore,
vendbanimi, nevojat e veçanta apo ngjyra.