KCSF në bashkëpunim me Institutin Kosovar për Logopedi, të hënën, më 4 dhjetor, organizuan ngjarjen tematike të radhës me temën: “Urgjenca e terapisë gjuhësore tek fëmijët 3-6 vjeç: Identifikimi dhe trajtimi i hershëm i vështirësive në zhvillimin e gjuhë së folur dhe narrative”.
Ngjarja u përqendrua në identifikimin dhe trajtimin e hershëm të vështirësive në zhvillimin e gjuhës së folur dhe narrative te fëmijëve në këtë grup moshë, me ç ‘rast u sollën përvoja ndërkombëtare përmes prezantimit të materialeve inovative për vlerësimin e gjuhës së folur dhe narrative te cilat janë të përkthyer dhe të adaptuara ne gjuhën shqipe nga Instituti Kosovar për Logopedi. Kjo ngjarja shënoi gjithashtu një moment të veçantë marrë parasysh se bëri bashkë shoqërinë civile, institucionet shtetërore dhe akterë tjerë tejet të rëndësishëm rreth një çështjeje aq jetike për mirëqenien e fëmijëve në Kosovë.
Kjo ngjarje tematike është pjesë e një seri ngjarjesh që organizohen në kuadër të programit EJA Kosovë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët zbatues, ku trajtohen tema të ndryshme me interes shoqëror. EJA Kosov? p?rkrahet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.