Mbahet moduli i tretë në kuadër të Shkollës për Aktivizëm

7 qershor 2023 -Këtë javë është mbajtur moduli i tretë në kuadër të Shkollës për Aktivizëm, me përfaqësues/e të rreth 20 organizatave të shoqërisë civile. Gjatë tri ditëve të modulit “Sistemet dhe Proceset për Vlerësimin e Ndikimit dhe Ngritjen e Fondeve”, organizatat patën mundësi të marrin më shumë informacione rreth monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve dhe rezultateve zhvillimore të organizatave. Një pjesë esenciale e modulit i është kushtuar edhe identifikimit të konteksteve dhe qëllimeve të ndryshme të monitorimit dhe vlerësimit (M&V), të mësuarit e procesit sistematik për zhvillimin e sistemeve të M&V në nivel projekti dhe programi, si dhe shfrytëzimit të të dhënave nga M&V për qëllimet e ngritjes së fondeve.

Shkolla për Aktivizëm organizohet në kuadër të Qendrës së Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë, projekt që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Suedia, zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).