LIGJERATË E HAPUR NGA AUGUSTIN PALOKAJ – “MARRËDHËNIET KOSOVË-BE: KËNDVËSHTRIM NGA BRUKSELI”

“Marrëdhëniet Kosovë-BE: Këndvështrim nga Brukseli” ishte tema që u trajtua në ligjeratën e hapur të Shkollës për Integrim Europian. Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara në kuadër të SHIE-së, njohësi i shquar i fushës, korrespodent nga Brukseli për Kosovë dhe Kroaci, Augustin Palokaj, solli perspektivën e tij nga kryeqendra e BE-së. Palokaj, ligjërues i rregullt i Shkollës që nga fillimet e saj, foli për zhvillimet e fundit në Kosovë drejt ecjes përpara në agjendën europiane. Ilustruar me përvojat e shteteve fqinje, Palokaj theksoi rëndësinë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit drejt ecjes përpara në agjendën europiane.

“Marrëdhëniet Kosovë-BE” do të shtjellohen edhe në punëtorinë e katërt dhe të fundit të Shkollës për Integrim Europian për këtë gjeneratë.