Në kuadër të asistencës për vendet që kanë perspektivë të anëtarësimit, BE-ja do të vazhdojë edhe për shtatë vite t’u ofrojë vendeve kandidate dhe atyre potencial kandidate ndihmë teknike dhe financiare për t’indihmuar reformat e tyre në transicion dhe në zhvillim të qëndrueshëm. Si rezultat kësaj Komisioni Europian ka propozuar një draft rregullore për miratim nga Këshilli dhe Parlamenti, për fazën e dytë të Instrumentit të Para Anëtarësimit për vitet 2014 – 2020. Derisa, sikurse për secilin vend edhe për Kosovën KE-ja është duke përgatitur edhe Dokumentin Strategjik të Vendit (CSP) që përcakton orientimet prioritare të kësaj asistence për shtatë vitet e ardshme.
Për të sqaruar më shumë rreth rolit të shoqërisë civile në programimin e ndihmës financiare të BE-së për Kosovën dhe formës së kontributeve me shkrim, KCSF ka pregatitur komentarin “Roli i shoqërisë civile në programimin e ndihmës financiare të BE-së për Kosovën: Theksi mbi Dokumentin Strategjik të Vendit (CSP) brenda periudhës IPA II 2014 – 2020”, të cilin mund ta shkarkoni më poshtë.