27 korrik 2023- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), i është bashkuar organizatave evropiane në nismën avokuese për rregullim rigoroz të Aktit të BE-së për Inteligjencë Artificiale (IA).
Në thelb të mesazhit tonë qëndron urgjenca për të adresuar pasojat e mundshme që mund të vijnë nga mosrregullimi i IA-së. Pa masa të ashpra, sistemet e IA-së mund të zbatojnë vëzhgim në masë, të përforcojnë diskriminimin strukturor, të konsolidojnë pushtetin e gjigantëve të teknologjisë, dhe të mundësojnë vendimmarrje publike të papërgjegjshme dhe dëmtim të mjedisit.
Le t’i bashkojmë forcat për të siguruar një qasje të përgjegjshme dhe të fokusuar në të drejtat e njeriut kundrejt zhvillimit dhe përdorimit të IA-së!
Njerëzit dhe të drejtat themelore duhet të jenë prioritet në Aktin e IA-së!
Për detaje shtesë shihni linkun: https://tinyurl.com/2s3dr9tx