N? pranin? e qindra p?rfaq?sues?ve t? shoq?ris? civile e nismave qytetare, institucioneve publike, donator?ve t? huaj e komunitetit nd?rkomb?tar, KCSF lansoi sot programin e ri të shoqërisë civile EJA Kosovë. Përmes k?tij programi, KCSF do t? mbështes? nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe trajnimeve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë. EJA Kosovë bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).
Me këtë rast, banorët e Bitisë së Poshtme (Komuna e Shtërpcës) u nderuan me Çmimin për Demokraci për vitin 2019 për mobilizimin e tyre vullnetar, guximin dhe mbrojtjen e mjedisit dhe interesit publik përmes reagimeve të vazhdueshme kundër ndërtimit të hidrocentralit H3 Viça në lumin Lepenc. Çmimi për Demokraci ndahet nga KCSF në baza vjetore. Fituesit e këtij viti iu bashkohen individëve dhe organizatave që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e demokracisë në Kosovë.
Në fjalën e tij të hapjes, shkëlqesia e tij, z. Jean-Hubert Lebet, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, tha: “Zhvillimi i kulturës demokratike është proçes i gjatë dhe i ndërlikuar. Fuqizimi i rolit të shoqërisë civile dhe qytetarëve për pjesëmarrje aktive në formësimin e çështjeve publike është elementi kryesor në proçesin e demokratizimit”.
Në fjalën e saj të hapjes, shkëlqesia e saj, znj. Karin Tha Hernmarck Ahliny, Ambasadore e Suedisë në Kosovë, tha: “Besimi ndërmjet njerëzve është themeli i çdo shoqërie, pra ky besim është komponenta kryesore e ndërtimit të demokracisë. Organizatat e shoqërisë civile me lidhje të fuqishme me grupet e qytetarëve për të cilët punojnë janë baza më e mirë për ta zhvilluar këtë besim dhe për të bërë ndryshim pozitiv në shoqërinë tonë”.
Në lansimin e EJA Kosovë, Drejtori Ekzekutiv i KCSF-së, z. Taulant Hoxha tha: “Bazuar në përvojën ekzistuese dhe profesionalizmin e shoqërisë civile dhe duke shtuar një element të fortë të përfshirjes së qytetarëve në punën e tyre, EJA Kosovë është ndërtuar për të mbështetur nismat e shoqërisë civile dhe individët për të ju përgjigjur nevojave të qytetarëve duke i përfshirë ata në mënyrë sistematike në punën e tyre”. Në shpalljen e Çmimit për Demokraci, ai deklaroi: “Çmimi thekson përpjekjet, guximin dhe sakrificat e qytetarëve të Kosovës për demokratizimin e vendit dhe tregon një model të shoqërisë që ne aspirojmë”.
Në emër të banorëve të Bitisë së Poshtme çmimin e pranoi z. Agron Rushiti. Ai theksoi se ky çmim i inkurajon ata të vazhdojnë përpjekjet për mbrojtjen e të drejtave të tyre, mjedisit dhe mirëqenies së qytetarëve që jetojnë rreth lumit Lepenc.
Buxheti i EJA Kosovë është 3.1 milion EUR. Në katër vitet e ardhshme më shumë se 90 organizata, nisma qytetare e individë do të përkrahen dhe kontribuojnë në përfshirjen e qytetarëve në hartim e zbatim të politikave publike. EJA Kosovë së shpejti do të shpallë thirrjen e parë për propozime.
Rreth programit EJA Kosovë
Angazhimi për Veprim të Përbashkët (EJA Kosovë) është program i KCSF-së që do t’i mbështesë nismat e shoqërisë civile përmes granteve dhe ndërtimit të kapaciteteve me synimin e përgjithshëm për t’i kontribuar një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse në Kosovë në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. E themeluar si mekanizëm i financimit ku disa donatorë i bashkojnë fondet e tyre për përkrahjen e shoqërisë civile, EJA Kosovë aktualisht bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida).
Duke vënë në plan të parë angazhimin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve përgjatë tërë punës së shoqërisë civile, EJA Kosovë synon të kontribuojë drejt dy qëllimeve kryesore ku: (a) shoqëria civile shfrytëzon hapësirat për avokim dhe synon krijimin e mundësive/hapësirave të reja për pjesëmarrje të qytetarëve dhe qytetareve në formësimin e çështjeve me interes publik dhe (b) organizatat e shoqërisë civile forcojnë lidhjet me qytetarë dhe përmirësojnë llogaridhënien dhe transparencën ndaj anëtarëve dhe publikut të gjerë.
EJA Kosovë bazohet në premisën që përmes sistemeve të gjithëpërfshirjes, transparencës dhe llogaridhënies nga njëra anë, dhe qasjes dhe komunikimit më të mirë me qytetarë, nga ana tjetër, OShC-të do ta përbrendësojnë praktikën e përfshirjes së qytetarëve në punën e tyre dhe do të zhvillojnë një bashkëpunim më të thellë duke i kontribuar kështu drejtpërdrejt forcimit të lidhjes me grupet e qytetarëve për të cilët angazhohen. E kombinuar me qeverisje të brendshme më të mirë dhe transparencë e llogaridhënie të shtuar, EJA Kosovë pritet të rrisë besimin në shoqërinë civile si një platformë e përshtatshme për t’i shprehur shqetësimet e qytetarëve.
EJA Kosovë do të mbështesë nismat që do të përqendrohen në adresimin e të drejtave dhe nevojave të grupeve të margjinalizuara, përkatësisht grave, personave me aftësi të kufizuara, romëve, ashkalinjve, egjiptianëve dhe pakicës serbe, LGBTI, të moshuarve dhe të rinjve. Aktivitetet e mbikëqyrjes, monitorimi i zbatimit të politikave dhe legjislacionit, kontributi në temat kontraverse, përmirësimi i përfaqësimit të grupeve të margjinalizuara, krijimi dhe shfrytëzimi i hapësirave publike, ngritja e vetëdijesimit dhe edukimi në luftimin e stereotipeve gjinore dhe përfaqësimi i grupeve të nënpërfaqësuara do të ishin si ilustrime të disa prej nismave që do të mbështeten dhe përshtaten brenda teorisë më të madhe të ndryshimit të këtij programi.