KCSF DISKUTON TË GJETURAT KRYESORE TË INDEKSIT ME OJQ-TË LOKALE

Pas lansimit të dielën më 2 dhjetor, në javët në vazhdim do të diskutohen të gjeturat kryesore të Indeksit Kosovar për Shoqëri Civile 2018, me OJQ-të lokale në disa qytete të Kosovës. Nëse doni të dini më shumë rreth numrit të organizatave aktive të shoqërisë civile dhe shpërndarjes gjeografike të tyre, numrit të të punësuarëve dhe burimeve kryesore të financimit të sektorit, trendit për përkrahje financiare të organizatave të shoqërisë civile, fushave ku shoqëria civile është më aktive, nivelit të besimit të qytetarëve në shoqërinë civile dhe numrit të anëtarëve ose vullnetarëve në sektor, ftoheni që të jeni pjesë e prezentimeve, në datat e cekura më poshtë.

Indeksi Kosovar për Shoqëri Civile është studimi i vetëm i këtij lloji që vlerëson gjendjen e shoqërisë civile në Kosovë, në baza periodike. Përfshin shpjegime të detajuara të një numri të madh të indikatorëve të ndarë në shtatë kapituj; struktura e sektorit të shoqërisë civile, korniza ligjore, qeverisja dhe kapacitetet e brendshme, angazhimi qytetar, financimi, ndikimi i perceptuar dhe ambienti i jashtëm për veprimtari të shoqërisë civile. Është i dedikuar për përdorim nga organizata të shoqërisë civile (OShC), donatorët, hulumtuesit dhe profesionistët, si dhe vendim-marrësit në institucione publike.

FERIZAJ           05.12.2018, Hotel Rubis, salla e Konferencave, ora 10:00


GJILAN             10.12.2018, Hotel Kristal, salla e Konferencave, ora10:00


GJAKOVË         11.12.2018, zyret e George Williams Youth Association, ora 10:00


PEJË                  12.12.2018, zyret e Syri i Vizionit, ora 10:00


MITROVICË     13.12.2018, zyret e Community Building Mitrovica, ora 10:00


PRIZREN          17.12.2018, zyret e Kino Lumbardhi, ora 11:00


Raportin e plotë mund ta gjeni në vegëzën në vijim: