INFO SESIONI – BASHKIMI EUROPIAN NË NJË DITË

Info sesioni – Bashkimi Europian në një ditë

Datë: 06. maj 2021 | Ora: 11:00 – 13:00 | Qendra Energjisë Qytetare, Mitrovicë e Veriut

Në javën e Ditës së Evropës, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM), përmes projektit Qendra e Burimeve për Shoqëri Civile në Kosovë (Kosovo Resource Center for Civil Society) ju fton që të merrni pjesë në:

Info sesionin e dytë me temën “Rëndësia e Lirisë së Mediave në Procesin e  Integrimit Europian” në të cilin z. Darko Dimitrijeviq, kryeredaktor i Radio Gorazhdevcit, do të ofrojë informacione lidhur me:  

  • Rekomandimet e BE-së në lidhje me mbrojtjen e gazetarëve dhe mediave;
  • Rekomandimet e BE-së në lidhje me ndryshimin e ligjit për lirinë e mediave;
  • Monitorimin dhe/ose krijimin e mekanizmave për financimin e mediave nga fondet buxhetore;
  • Rolin e mediave në procesin e zbatimit të MSA-së;
  • Mënyrën se si mund të marrin pjesë mediat në zbatimin e MSA-së;
  • Rolin dhe rëndësinë e BE-së në respektimin e lirive të mediave;
  • Liritë e mediave dhe lidhjen e tyre me integrimet në BE.

Info sesioni është i hapur për pjesëmarrje për të gjithë qytetarët e moshës madhore që veprojnë në Kosovë, të cilët janë të interesuar të zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me Bashkimin Evropian dhe proceset e integrimit në BE. Përveç prezantimit të pikave të lartpërmendura, pjesëmarrësit do të mund të parashtrojnë pyetje dhe të bashkëbisedojnë me ligjëruesin Darko Dimitrijeviq.

Darko Dimitrijeviq është aktivist dhe gazetar i ri nga Gorazhdevci. Gjatë pandemisë së virusit COVID-19, ai ka grumbulluar informacione të rëndësishme, të qarta dhe të kuptueshme në lidhje me pandeminë, të cilat i ka shpërndarë tek komunitetet e izoluara. Gjithashtu, Dimitrijeviq është aktivist i shoqërisë civile, i cili ndër vite ka punuar për përmirësimin e pozicionit të komuniteteve joshumicë. Gjatë vitit 2020, Darko Dimitrijeviq është nominuar për çmimin “Evropiani i vitit” nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të marrin pjesë në info sesionin, mund ta konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në e-mailin milos.golubovic@cbmitrovica.org. Info sesioni do të zhvillohet në hapësirat e Qendrës së Energjisë Qytetare, përkatësisht (rr. Kralja Petra I, 183a, Mitrovicë e Veriut). Info sesioni do të zhvillohet duke i respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Poashtu, të interesuarit mund të kyçen në Info Sesion edhe përmes platformës Zoom:

https://us02web.zoom.us/j/81609242948

 *Info sesioni do të zhvillohet në gjuhen Serbe me përkthim në gjuhën Shqipe*