GRANTISTËT E DSP TRAJNOHEN PËR PLANIFIKIMIN STRATEGJIK DHE NGRITJEN E FONDEVE

Në vijim të grumbullimit të informatave nga programi Democratic Society Promotion (DSP) të Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), u evidentuan nevojat dhe kërkesat e grantistëve lidhur me forcimin e kapaciteteve të tyre.

Mbi këto kërkesa, KCSF organizoi trajnimin treditor me temë “Planifikimi strategjik dhe ngritja e fondeve”, i cili u mbajt në 3-5 maj 2017. Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit mësuan se si të përcaktojnë qëllimet organizative dhe mundësitë strategjike për t’i arritur këto qëllime, përfshi edhe se si të planifikojnë, organizojnë dhe menaxhojnë organizatën.

Si pjesë e këtij trajnimi u shtjellua edhe nevoja për planifikim strategjik, pyetjet kryesore të cilat duhet të marrin përgjigje dhe fakte të ndryshme për strategji, të cilat argumentojnë nevojën për planifikim strategjik nga secila organizatë.

Gjithashtu, u trajtuan në mënyrë të mëvetshme 11 hapat në ndërtimin e strategjisë së një organizate, duke filluar nga misioni, mandati i organizatës, auditimi i situatës aktuale dhe hapave të tjerë në ndërtimin, aprovimin dhe realizimin e strategjisë.