FTESË PËR TRAJNIM: STRATEGJI KOMUNIKIMI DHE MARRËDHËNIE ME MEDIET

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) fton të gjithaorganizatat e shoqërisë civile për të aplikuar për trajnimin dy ditor“Strategji komunikimi dhe marrëdhënie me mediet”. Trajnimi mbahet më 22 dhe 23 prill 2015, në sallën Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në Prishtinë.

Pjesëmarrësit e trajnimit do të pajisen me njohuri rreth konceptitmarrëdhënie me publikun dhe indentifikimit të target grupeve; parimevetë komunikimit strategjik; formave më të zakonshme të përdorura përmarrëdhënie me publikun, prezantimi publik, marrëdhënia me medie; dhehartimit të strategjisë për marrëdhënie me publikun.

Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet falas. Të drejtëaplikimi kanë vetëm përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civileaktive në Kosovë.

Për të aplikuar për pjesëmarrje, ju lutemi regjistrohuni në linkun https://www.surveymonkey.com/r/trajsk2.

Afati i fundit për aplikim është të mërkurën, më 15 prill 2015, në ora 12:00.

Ky aktivitet është pjesë e një serie të trajnimeve dhe punëtorive nëkuadër të Qendrës së KCSF-së të financuar nga Ambasada Mbretërore eNorvegjisë.

Për më shumë informata, ju lutem kontaktoni rina.dragidella@kcsfoundation.org ose në numrat e telefonit 038 248 636 ose 248 643, çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në orën 12:00.