FTESË PËR TRAJNIM PËR OSHC-TË

TRAJNIMI “MENAXHIMI I CIKLIT TË PROJEKTIT”

Datë: 25-27 shkurt 2020 | Ora: 09:00 – 16:00 | Vendi:Hotel “Sirius”

 Adresa: Agim Ramadani, Prishtinë

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është që përgjatë tre ditëve të ndërtojë tek pjesëmarrësit besim dhe aftësi për të zhvilluar dhe për të menaxhuar projekte sistematike.

Në trajnimin ‘’Menaxhimi i ciklit të projektit’’ pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri themelore praktike mbi bazat e menaxhimit të projektit, do të njihen me metodat e qasjes në fazat të krijimit të projektit, si dhe me analizën dhe menaxhimin e të gjitha rreziqeve të cilat mund të ndikojnë në shtyrjen ose edhe dështimin e projektit.

Kriteret për aplikim dhe procesi i aplikimit

• Të drejtë aplikimi kanë të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që janë të regjistruara dhe veprojnë në Kosovë
• Të interesuarit për të marrë pjesë në trajnim duhet të aplikojnë on-line, në linkun: https://www.surveymonkey.com/r/6JGDG5V
• Pjesëmarrja në trajnim duhet të jetë e lidhur me funksionin e stafit në organizatë

Përzgjedhja e pjesëmarrësve

  • KCSF do të bëjë përzgjedhjen e njëzet (20) pjesëmarrësve nga organizata të ndryshme.
  • Vetëm pjesëmarrësit e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit.
  • Për informata rreth procesit të aplikimit mund të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 16:00 në numrin e telefonit 038 600 633.

Certifikimi

Me përfundimin e trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes.

Sa kushton?

Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË.

Ligjëruesi

Z. Visar Jasiqi, ligjërues i trajnimit Menaxhimi i ciklit të projektit, është udhëheqës i operimit dhe informimit në RIT Kosovë (A.U.K). Ai është i certifikuar si Project Management Professional nga PMI, po ashtu i certifikuar edhe si menaxher i sistemeve të cilësisë nga Organizata Evropiane për cilësi dhe në vendimmarrje strategjike.

Z. Jasiqi ka udhëhequr iniciativat për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore për më shumë se 15 vite, fillimisht si menaxher i trajnimit të IT-së në Institutin IPKO dhe më pas për më shumë se 12 vite në Institutin për Trajnim dhe Zhvillim, një departament i edukimit të vazhdueshëm në RIT Kosovë (A.U.K).

Afati i fundit për aplikim është 18 shkurt 2020.