LIVE SESION “KOSOVA NË BE “QUO VADIS” , A PO E DIJMË KAH DUHET SHKUAR?”

E ftuara: Jehona Lushaku – Analiste për çështje të integrimeve europiane, do të flasë mbi disa tema të nxehta mbi të cilat diskutohet shumë por thuhet pak!

Moderator: Fatmir Curri – Drejtor i programit në KCSF

Ku është Kosova sot në rrugën e saj drejt BE-së? Kush janë përgjegjësit kryesor për integrimin e Kosovës në BE? Në çfarë forme mund të kontribuojnë qytetarët dhe qytetaret e Kosovës në këtë proces?

Këto dhe shumë të tjera mund t’i mësoni duke marrë pjesë në këtë takim, i cili do të shoqërohet me diskutim dhe mundësi për pyetje dhe përgjigje.

Transmetim direkt në facebook të KCSF-së dhe Zoom (https://zoom.us/webinar/register/WN_iHwyUeP7RBKSqtIDhgfkpg

Qendra e KCSF-së ofron program të rregullt të ngritjes së kapaciteteve dhe shpërndarjes së informatave, si dhe i trajton kërkesat e veçanta për nevojat e OShC-ve që nuk mbulohen nga programet e rregullta.