FTESË PËR TRAJNIM ONLINE “MENAXHIMI DHE RAPORTIMI FINANCIAR”

Data: 01- 03 dhjetor (Sesioni i parë) | 14 – 16 dhjetor (Sesioni i dytë) |

Ora: 09:00 – 12:00 |  Platforma: Zoom

Trajnimi “Menaxhimi dhe Raportimi Financiar” ofrohet online, përgjatë dy sesioneve, me nga tre ditë trajnim. Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është ngritja e kapaciteteve të OSHC-ve në raportim financiar dhe auditim. Po ashtu, të zhvilloj njohuritë dhe aftësitë për menaxhim financiar me parimet dhe teknikat e kostos dhe me elementet e kontabilitetit menaxherial të cilat përdoren për të bërë dhe mbështetur vendimmarrjen.

Në këtë trajnim do të elaborohen temat si: kontabiliteti financiar, kontabiliteti menaxherial, ligjet dhe tatimet në Kosovë, si dhe auditimi. Pjesëmarrësit do të mund të demonstrojnë aftësitë në përdorimin e teknikave të hyrjeve të dyfishta, përfshirë përgatitjen e pasqyrave financiare elementare.


Procesi i aplikimit dhe përzgjedhja e pjesëmarrësve:

  • Të drejtë aplikimi kanë përfaqësuesit e të gjitha organizatave të shoqërisë civile aktive në Kosovë, të cilët dëshirojnë të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e raportimit financiar dhe auditimit.

 Kriteret për aplikim dhe procesi i aplikimit

  • Aplikimi bëhet duke klikuar KËTU
  • Aplikantët duhet të kenë parasysh që pozita e tyre e punës në organizatë duhet të jetë e ndërlidhur me fushën e trajnimit (menaxherë financiar, kontabilistë, menaxherë të projekteve që kanë përgjegjësi financiare të projektit apo personel i administratës).

Përzgjedhja e pjesëmarrësve

KCSF do të bëjë përzgjedhjen e njëzet (20) aplikantëve nga organizata të ndryshme.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit. Për informata rreth procesit të aplikimit mund të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 16:00 në numrin e telefonit 038 600 633.

Sa kushton?

Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË.

Ligjëruesja

Melita Ymeraga– bashkëthemeluese e kompanisë Melita&Partners. Përvojë mbi 20 vjeçare në fushën e kontabilitetit dhe mbi 9 vjeçare në fushën e sistemeve financiare, e bën Melitën të dallohet si lidere pasiononte dhe inovative në inkorporomini e teknologjive të reja në botën e menaxhimit të financave dhe kontabilitetit për të gjitha industritë, me theks të veçantë firma kontabiliteti dhe OJQ.

Që nga viti 2010, ka udhëhequr mbi 700 biznese/organizata drejtë avancimeve në sistemet për menaxhimin e financave duke kontribuar kështu në rritjen e produktivitetit dhe efikasitetit të tyre si dhe profesionit të kontabilistit dhe auditorit në përgjithësi.

Afati i fundit për aplikim është 25 nëntor 2020.

Qendra e KCSF-së ofron program të rregullt të ngritjes së kapaciteteve dhe shpërndarjes së informatave, si dhe i trajton kërkesat e veçanta për nevojat e OShC-ve që nuk mbulohen nga programet e rregullta.

Përkrahur nga: