KCSF kërkon një zyrë me qira, në lagjet Lakrishte, Qyteza Pejton, Dardani ose Qendër. Zyrja duhet të ketë dy njësi të lidhura me njëra tjetrën, ku njësia e parë duhet të ketë të paktën 200m2 (përfshirë sallën me më së paku 40m2), ndërsa njësia e dytë duhet të ketë të paktën 100m2. Njësia e parë synohet të kontraktohet për një periudhë rreth 5 vjeçare, ndërsa njësia e dytë për një periudhë rreth 2.5 vjeçare.
Të gjitha informatat e detajuara të kërkesës, së bashku me formularët e nevojshëm për t’u plotësuar, janë në dosjen e plotë të tenderit më poshtë.
Afati i fundit për ofertim është në ora 23:59 më 24 gusht 2021.
Dorëzoni ofertat tuaja në e-mailin: tender@kcsfoundation.org
Ftesa për koutim është e hapur për subjekte fizike dhe juridike.