FTESË PËR SHPREHJE TË INTERESIT – OBJEKTI I QENDRËS SË KCSF-SË

SHPREHJE E INTERESIMIT
Ref.: No. 01/KCSF/2015 – EOI

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në përkrahjen e iniciativave civile lokale, që çojnë në një lëvizje të fuqishme të shoqërisë civile, që do të promovojë një kulturë demokratike dhe për t’iu përgjigjur nevojave socio-ekonomike të Kosovës me një fokus të fuqishëm në përkrahjen dhe dhënien e kontributit për procesin e integrimit në BE.

Me qëllim të dhënies së kontributit në arritjen e misionit të vet dhe për të avancuar më tej veprimet për zhvillim të shoqërisë civile në Kosovë, KCSF parasheh themelimin e një paneli të Kontraktuesëve të Parakualifikuar, të cilët disponojnë me objekte të përshtatshme për Qendrën e KSCF-së dhe që shprehin interesim për shitje të pronës së tyre.

Procesi i prokurimit është i hapur për ndërmarrje (persona juridikë) dhe individë (persona fizikë), të cilët janë pronarë të vetëm juridikë të objektit që i përshtatet nevojave të cekura më poshtë  për Qendrën e KCSF-së.

Shprehja e Interesimit (EOI) është faza fillestare e procedurës së prokurimit, ku të gjitha palët e interesuara duhet t’u përmbahen formularëve të shprehjes së interesimit dhe dokumenteve përcjellëse të kërkuara në mënyrë që të parakualifikohen.

Udhëzimet e shprehjes së interesimit për aplikuesit dhe formularët mund të gjenden në  dokumentin e bashkëngjitur më poshtë.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për shprehje të interesimit sipas udhëzimeve është 15 shtator 2015, në ora 12:00.

Kemi kënaqësinë që t’ju ftojmë të aplikoni.