FTESË PËR OSHC-TË: TRAJNIM TRE DITOR MBI HARTIMIN E INTERVENIMEVE

Datë: 17-19 dhjetor 2019 | Ora: 09:00 – 16:00 | Vendi: Salla e Konferencave, KCSF
Adresa: Musa Tolaj, Qendra Nartel, Kat.12, Lakrishtë, Prishtinë

Mendoni që ka ardhur koha për një ndryshim?

Nëse organizatës tuaj i nevojitet të bejë një ndryshim kuptimplotë në një projekt, një politikë të caktuar, një praktikë të përhapur që fokusohet në ndryshim, atëherë bashkohuni me ne në këtë trajnim për t`u informuar me mënyrën se si këto intervenime të jenë të suksesshme dhe të njiheni me kushtet që i mundësojnë dhe inkurajojnë këto sjellje për ndryshim.
Metodologjia e trajnimit është dizajnuar në mënyrë që teoria dhe informacioni të përçohen përmes rasteve të studimit, punës individuale dhe grupore si dhe diskutimeve plenare me qëllim përfshirjen e pjesëmarrësve për të shkëmbyer përvojat dhe idetë e tyre.

Në fund të këtij trajnimi ju do të njiheni me:
– fazat dhe mënyrën e funksionimit të intervenimit të përgjithshëm,
– hapat e hartimit të intervenimit
– hartimin e konceptit bazuar në logjikën e intervenimit dhe në teorinë e ndryshimit.

Kriteret për aplikim dhe procesi i aplikimit

• Të drejtë aplikimi kanë të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile që janë të regjistruara dhe veprojnë në Kosovë
• Aplikimi bëhet duke plotësuar formën online duke klikuar në linkun https://www.surveymonkey.com/r/CHWTHMC.
• Aplikimi në trajnim duhet të jetë i lidhur me funksionin e stafit në organizatë ( stafi i cili këshillon, lehtëson ose udhëheq procesin e zhvillimit organizativ në organizatë)


Përzgjedhja e pjesëmarrësve

KCSF do të bëjë përzgjedhjen e njëzet (20) aplikantëve nga organizata të ndryshme.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen përmes e-mailit. Për informata rreth procesit të aplikimit mund të na kontaktoni çdo ditë pune prej orës 09:00 deri në 16:00 në numrin e telefonit 038 600 633.

Certifikimi
Me përfundimin e trajnimit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes.

Sa kushton?
Trajnimi do të mbahet në gjuhën shqipe dhe ofrohet PA PAGESË.

Ligjëruesit

Fisnik Reçica – Ka doktoruar në fushën e “Inovacionit dhe Performancës së Firmave” pranë Staffordshire University në Mbretërinë e Bashkuar, ku më herët ka përfunduar MSc në Ekonomiks për Analizë Biznesi. Ka një përvojë të gjerë në hulumtim, menaxhim dhe ligjërim. Që nga viti 2013 punon si Zëvendës Menaxher i Projektit për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat në Kosovë, me fokus në dizajn dhe implementim të intervenimeve zhvillimore, i implementuar nga Swisscontact në konsorcium me Institutin Riinvest.

Fisnik Bajrami – Ka diplomuar në Universitetin Amerikanë në Bullgari për Ekonomi, Shkencat Politike dhe Studime Ndërkombëtare, studimet master i përfundoi në Politika Ekonomike në Universitetin e Londrës. Nga viti 2013 është specialist për monitorim dhe matje të rezultateve në projektin për Promovimin e Punësimit në Sektorin Privat në Kosovë, i implementuar nga Swisscontact.
z. Bajrami gjithashtu ka përvojë në mësimdhënie për lëndë të fokusuara në Ekonomi në Kolegjin Riinvest.


Afati i fundit për aplikim është 11 dhjetor 2019.

Përkrahur nga: