FTESË PËR OFERTIM:Vlerësimi përfundimtar i integruar për dy grante të KCSF-së

KCSF fton të gjitha kompanitë, organizatat ose ekipet e ekspertëve ndërkombëtar ose vendor me përvojë relevante të dorëzojnë propozimin e tyre për vlerësimin përfundimtar të integruar të dy granteve të KCSF-së, Grantit për Përkrahjen Bazë dhe programit EJA Kosovë, sipas specifikimeve të paraqitura në Termat e Referencës më poshtë.

Ofertat duhet të dërgohen me email në tender@kcsfoundation.org duke specifikuar numrin e referencës RFP 01/2023 në titullin e emailit. Në këtë thirrje pranohen vetëm propozimet në gjuhën angleze. Ofertat e dërguara pas afatit dhe ato që nuk përkojnë me kërkesat dhe format përkatëse nuk do të shqyrtohen.

Afati i fundit për dërgim të propozimeve është data 15 mars 2023, ora 23:59.

Të gjitha informatat e detajuara, përfshirë formularët që duhen plotësuar, mund të shkarkohen nga vegëzat më poshtë.