KCSF fton të gjitha kompanitë, organizatat ose ekipet e ekspertëve me përvojë relevante të dorëzojnë propozimet e tyre për një studim fizibiliteti dhe facilitim të diskutimeve të brendshme për identifikimin e mundësive për gjenerim të të hyrave për KCSF-në, sipas specifikimeve të paraqitura në Termat e Referencës më poshtë.
Ofertat duhet të dërgohen me email në tender@kcsfoundation.org duke specifikuar numrin e referencës RFP 02/2023 në titullin e emailit. Ofertat e dërguara pas afatit dhe ato që nuk përkojnë me kërkesat dhe format përkatëse nuk do të shqyrtohen.
Afati i fundit për dërgim të propozimeve është data 10 maj 2023, ora 23:59.
Të gjitha informatat e detajuara, përfshirë formularët që duhen plotësuar, mund të shkarkohen nga vegëzat më poshtë.