FTESË PËR OFERTA – ZHVILLIMI I SOFTUERIT PËR SISTEMIN E MENAXHIMIT TË INFORMATAVE (MIS) (REF.NO.: 02/KCSF/2017)

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), është organizatë e pavarur, jofitimprurëse, e fokusuar në zhvillimin e shoqërisë civile dhe përkrahjen e procesit të integrimit europian të Kosovës. Aktivitetet kryesore të KCSF-së shtrihen në informim dhe ngritje të kapaciteteve të sektorit jo-qeveritar, përkrahje financiare të nismave të shoqërisë civile dhe hulumtim dhe avokim në fushat e zhvillimit të shoqërisë civile dhe integrimit europian.

KCSF synon ngritjen e një sistemi për menaxhim të informatave që burojnë nga programet e KCSF-së, aktivitetet dhe palët e jashtme. Prandaj, KCSF kërkon shërbime të kompanive apo individëve me specializim të shërbimeve në zhvillimit të softuerëve dhe sistemeve të menaxhimit të informatave.

Specifikimi i shërbimeve të kërkuara është i paraqitur në termat e referencës dhe specifikat e softuerit për këtë shërbim, të cilat i gjeni të bashkëngjitura më poshtë.

Kompanitë apo individët e interesuar duhet të dërgojnë ofertat e tyre duke përfshirë:
1. Propozimin teknik
   a. Afatet kohore dhe detajet e implementimit të softuerit
   b. Specifikat e softuerit (lloji, licenca, etj)
2. Propozimin financiar
   a. Kostoja financiare e ndarë në fazat modulare të implementimit (çmimi  pa TVSH)
   b. Kostoja e mirëmbajtjes për afat 2 vjeçar
3. Portfolio ose CV të ofertuesit për punë të ngjajshme në 5 vitet e fundit.

Për shërbimet e kërkuara, kompanitë apo individët mund të aplikojnë në partneritet/ekip, që duhet të theksohet qartë në ofertë si dhe kompania/eksperti bartës duhet të jetë lehtë i identifikueshëm.

Ofertat duhet të dërgohen në formë elektronike në adresën tender@kcsfoundation.org, deri më 02.03.2017, në ora 12:00.

Për çfarëdo pyetje rreth termave të referencës apo kërkesë për sqarim, ju lutem dërgoni pyetjet në formë emaili në adresën tender@kcsfoundation.org. Pyetjet në telefon apo vizitat në zyre nuk lejohen. Afati për dërgimin e pyetjeve është deri më datën 20.02.2017. Të gjitha pyetjet si dhe përgjigjet e KCSF në këto pyetje do të publikohen në uebfaqen e organizatës, tek vegëza e dedikuar për publikimin e termave të referencës për këtë shërbim.

Kemi kënaqësinë që t’ju ftojmë të ofertoni.